RAPORTIMI NË KUVEND/ Kryetarja e Autoritetit i përgjigjet deputetes së Shkodrës:...

RAPORTIMI NË KUVEND/ Kryetarja e Autoritetit i përgjigjet deputetes së Shkodrës: Ja si po ecim me hetimet për të zhdukurit, mos miratimi i VKM pengon procesin

118
0
Shares

Ndërkohë që AIDSSH-së po ecën përpara me hetimet për fatin e të zhdukurve, nisja e procesit të gërmimeve ende është në pikëpyetje, për sa kohe pritet miratimi i një projekt-vendimi që i jep zgjidhje kësaj plage të trashëguar nga e kaluara e errët.

Prej një viti Autoriteti ka përgatitur e diskutuar me grupet e interesit një draft të mundshëm, të një vendimi të ardhshëm të qeverisë, në lidhje me nevojën “për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur nga diktatura gjatë kohës së komunizmit,” një vendim i cili konkretizon punën në vendvarrimet e dyshuara, tashmë të identifikuara nga AIDSSH,

Kryetarja e Autoritetit, znj. Genta Sula, gjatë raportimit në Kuvend, iu përgjigj pyetjeve të deputetes së opozitës, EmiliaKoliqi në lidhje me avancimin e këtij objektivi. Znj. Sula u shpreh se “drafti është përgatitur ndërkaq është diskutuar e aprovuar nga grupet e interesit që janë familjarë, Shoqatat e ish-të Përndjekurve Politikë përfshi këtu edhe Kishën Katolike etj.”

Deputetja e Shkodrës, znj.Koiqi, pasi përmendi disa hapa të AIDSSH-së hedhur në këtë drejtim, të bëra tashmë publike, shtroi pyetjen se kur kjo VKM, kaq e  domosdoshme për të shëruar plagën e familjeve të personave të zhdukur, do të jetë gati apo do të miratohet nga qeveria.

Kësaj pyetje, Kryetarja e Autoritetit znj.Sula iu përgjigj duke shpjeguar procedurat që ndjek miratimi i pritshëm i tij duke theksuar se “drafti tashmë është gati dhe para pak javësh është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë.”

Më 30 gusht të viti të kaluar në Shkodër ne konsultuam draftvendimin e mundshëm të qeverisë “Për gjetjen, identifikimin, rikuperimin e eshtrave dhe mënyrën e mbrojtjes e ruajtjes së vendvarrimeve të personave të zhdukur gjatë periudhës 29 nëntor 1944-2 korrik 1991.”  Ky diskutim u në Shkodër për shumë arsye, ndër te tjera se kishim edhe një kërkesë nga Shoqata e ish-të  Përndjekurve të qytetit ku kërkohej gjetja e rreth 400 personave të zhdukur në komunizëm, pa varr si dhe një tjetër kërkesë nga Kisha Katolike.”

I takon ministrive, asaj së brendshme dhe asaj të drejtësisë ta kalojnë në qeveri. Ne e bëmë gati dhe e çuam. Nuk ndodhi gjë. Më pas pamë që mund ta përmirësonim sërish. Janë zhvilluar disa tryeza teknike me ICMP dhe OSBE, ndërsa kjo e fundit i organizonte dhe moderonte ato. Morëm dhe dy konsulentë, një nga OSBE dhe një nga ne dhe  hartuam një  dokument shumë të rëndësishëm që lidhet me Metodologjinë e Përcaktimit të Burimeve për çdo projekt-vend të dyshuar. Ky dokument u dakordësua me ekipin teknik, u miratua në Autoritet dhe e ridërguam edhe njëherë Ministrisë së Drejtësisë jo më larg se para 3-4 javësh. Ia kemi dërguar edhe Parlamentit për lobim. Shpresojmë që Ministria e Drejtësisë, më pas e përcjell tek Ministria e Brendshme meqenëse ata janë brenda fushës së veprimit.

Shpresojmë shumë që këtë herë të vijojë procesi i miratimit. Të  gjitha palët janë dakordësuar në tryezën teknike. Tryeza solli risi në projektvendim, i cili ka metodologji të mirë të punës, dhe të shpresojmë me ndihmën e të gjithëve kjo të lobohet dhe të realizohet”, vijoi më tej Sula.

Kryetarja e Autoritetit u shpreh se pavarësisht se “VKM nuk ka dalë ende dhe se do të ishte një dokument që ta ndihmonte shumë punën e Autoritetit për gjetjen e të zhdukurve, institucioni nuk rri në pritje, por vijon me procesin  përmes mundësive që ia lejon ligji, por edhe ne zbatim të rezolutave të Kuvendit për avancimin e procesit. “

Në lidhje me këtë, znj. Sula prezantoi  para deputetëve gjetje të rëndësishme të hetimit administrativ për Shkodrën, ku janë evidentuar vendvarrime të dyshuara si pranë varrezave të Rrmajit, vendvarrim i dyshuar për grupin e të pushkatarëve në 4 maj 1946 dhe më tej  vendvarrimi i eshtrave e Prek Calit dhe 14 të pushkatuarve gjatë regjimit komunist, në 25 Mars 1945. Një tjetër vendvarrim është raportuar tek “Tek Antena” në Kuç të Shkodrës, ku  janë bërë pushkatime gjatë regjimit komunist apo  “Varri i Jahës është një terren i pandryshuar në Njësinë Administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe. Informacionet e mbledhura tregojne edhe për vendvarrim tjetër të dyshuar tek “tek Artistikja në Shkodër.

Po konvergojmë rrëfimet e familjarëve pasi mund të jetë edhe një vend tjetër në Shkodër. Akoma nuk e kemi konkulduar po mblidhen dëshmitë, dhe po mblidhen goxha rrëfime, po mblidhet informacion i rëndësishëm:”– tha kryetarja e AIDSSH-së.

Znj. Sula, tha se grupi teknik i përbërë nga të gjithë institucionet kyç në këtë proces si Prokuroria, Pushteti Vendor, OSBE, ICMP, Policia shkencore dhe Mjeksia ligjore ka nevojë për koordinim, të cilin Autoritetit propozon ta drejtojë .

“Në tryezat e organizuara është dakordësuar dhe është miratuar projekt-VKM dhe metodologjia e përcaktimit të buxhetit, tani procesi mbetet të vijojë tek Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë që duhet të bëjnë ciklin e konsultimit brenda qeverisë.”tha kryetarja Sula.

Në vijim kryetarja e Autoritetit solli një shembull tjetër të aksionit të këtij institucioni në kërkim të zhdukurve.

Më 30 gusht do të bëjmë një aktivitet të rëndësishëm, këtë herë do të jemi në Ersekë dhe Pogradec për t’u marrë me ngjarjet e kufirit dhe humbjet tragjike të jetës atje. Do të vazhdojmë ta ngacmojmë opinionin publik që të konvergojmë të gjithë presionin pozitiv që qeveria ta ndërmarri këtë aksion. Nga ana jonë do të bëhet e pamundur që ta çojmë përpara vetëm ndaj i kërkojmë Kuvendit me gjithë mjetet ligjore që zotëron ta avancojë më tej këtë kauzë. Shpresoj shumë te familjarët që të mos humbin shpresën. E thashë edhe në fjalën time që nëse ata humbim shpresën, kanë ushqyer mohimin, kanë ushqyer harrimin që është kundër këtij procesi.”

Në  lidhje me statistikat e viktimave, kryetarja u shpreh se :  

Ajo që mund të them unë është se, gjatë kohës komunizmit, në raport me vendet e tjera, dënimet  kapitale kanë qenë shumë herë më të larta. Janë rreth 4800 dënime me ekzekutim me vdekje. Njerëzit janë ekzekutuar dhe për një poezi dhe akuza të pabaza, dhe mendim ndryshe dhe ne këto fakte i zbardhim përditë.

Ajo që është saktësuar është se ka 90 vrasje në kalim të kufirit, që atëherë ishte i ndaluar, dhe 100 vrasje në qeli, hetuesi apo burgje të pahetuara. Ne mund të flasim për numrin e familjarëve që kanë aplikuar që po shkon drejt 300.

Ata sjellin dokumente, rrethana, fakte, kanë bërë kërkime vetë dhe ne po i marrim të gjithë këto informacione, po i dokumentojmë. I kemi parë komunikatat ditore të Ministrisë së Brendshme, kemi bërë një grup pune dhe ata po bëjnë një shikim të hollësishëm të komunikatave ditore. Natyrisht që mësohet shumë në kuptimin e shifrave përmes tyre, por edhe konstatojmë se nuk është burimi i vetëm dhe i plotë. Mund të ketë edhe dokumente të tjera, por përsa i përket statistikës, ne para 2 apo 3 vitesh kemi bërë një rishikim të Historikëve të Sigurimit, përmes  ekspozitës ‘Sigurimi me fjalët e veta’, ku vetë Ish-Sigurimi deklaron ekzekutimin me vdekje me gjyq ose pa gjyq të kundërshtarëve politikë me 3000 vetë. Kjo shifër do të mbetet në këto referenca, grupet e interesit deklarojnë edhe për më shumë raste. Do mbetet për t’u parë nëse do të kemi një metodë për të kalkuluar më saktë statistikat, gjithsesi edhe sikur një rast të jetë shteti duhet të jetë në gjendje ta kërkojë, ta identifikojë, qartësoje fatin dhe t’i përgjigjet familjarëve’, theksoi Sula.

Me tej kryetarja ka shpjeguar edhe punën rreth databazës së të zhdukurve. “Ka një databazë të ICMP, e cila është globale, me dy baza të dhënash:  i personave të deklaruar të humbur apo të zhdukur, i vendvarrimeve të dyshuara . AND në këtë databazëmblidhet me dëshirë të familjarëve nga ICMP. Sapo kemi firmosur  tashmë me ICMP, me  financim të BE, ku do ndihmohemi qoftë për të bërë hetime në terren më të specializuara,

qoftë edhe për të përdorur database e ICMP dhe për të shkëmbyer informacion.

Për moment ADN mblidhet nga ICMP me dëshirën e familjeve, ne VKM është propozuar që jo vetëm ICMP si shërbim forensicndërkombëtar por edhe policia shkencore shqiptare, e cila është akredituar tashmë për analizat e ADN, mund të përdoret si rrugë alternative”, tha Sula gjatë raportimit të saj në Parlament. m.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY