Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë...

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

63
0
Shares

Temperatura 40 gradë para bashkisë së Tiranës nuk ka penguar protestuesit e opozitës të kërkojnë dorëheqjen dhe hetimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Shumë prej tyre mbroheshin nga dielli me çadra, të cilat mbajnë logon ku kërkohet lirimi i kreut të PD, Sali Berisha.

N/kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se nuk mund të ketë amnisti për drejtorët e dosjes ‘5D’.

“Për drejtorët që në bashkëpunim kanë gllabëruar 30 milionë euro nga taksapaguesit e Tiranës nuk ka amnisti. Për ata që po shkatërrojnë Tiranën çdo ditë e po ndërtojnë kulla për miqtë e tyre oligarkë nuk ka amnisti. Nuk ka amnisti për ata që taksat e Tiranës nuk i kthyen në shërbime por i vodhën. Nuk ka amnisti për askënd që vjedh të ardhmen dhe të tashmen e fëmijëve tanë. 17 herë jemi mbledhur para godinës së korrupsionit. Rama dhe Veliaj, largohuni një orë e më parë, vendi juaj nuk është në zyrat e shtetit por në burg. Amnisti për kriminelët nuk ka, populli foli e do të flasë”, tha ai.

Ndërsa anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha se SPAK po mbron kreun e bashkisë.

“Mbrojtje dhe nënshtrim më të shpifur se sa ka bërë Altin Dumani ditën e hënë në seancën parlamentare për 4 orë duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e qeverisë, korrupsionin në bashkinë e Tiranës, vjedhjet e Veliajt dhe Ramës, nuk kemi parë kurrë një prokuror që të dalë e të raportojë për bilancin e punës së tij dhe në 99% të përgjigjeve të thotë se ‘nuk shprehem dot se kjo çështje është nën hetim’.

Nuk kemi parë kurrë një prokuror të duartrokitet nga mazhoranca. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se janë në aleancë të hapur me njëri-tjetrin. Ajo mazhorancë që do të duhej të dridhej para prokurorit dhe drejtuesit të SPAK, e mori në mbrojtje dhe nga kush? Nga opozita, deputetët e opozitës që kërkonin përgjigje për pyetje që sot i shtron çdo qytetar shqiptar.

Ku kanë shkuar 132 mln euro të inceneratorit të Tiranës. Ku kanë shkuar 30 mln euro të bandës 5D. Si ka mundësi që kryeministri i këtij vendi jep një bonus 8% për një kompani që nuk ekziston.

Si ka mundësi që kemi dërguar një kallëzim penal për EcoParkun e Durrësit për kryeministrin dhe ende nuk ka asnjë lëvizje nga SPAK, ku është e vetmja procedurë që me firmën e tij, Edi Rama ka përshpejtuar vjedhjen e të paktën  19 mln eurove.

Si ka mundësi që për EcoTiranën, për lidhjet e Erion Veliajt me Ndraghetën, sot SPAK nuk ka asnjë përgjigje. Por meqë Altin Dumani në parlament kërkoi pyetje me shkrim që të marrë përgjigje, opozita dhe PD sërish vendosi të zbatojë ligjin.

I kemi dërguar këto dy ditë, pyetjet Altin Dumani. Kërkojmë të merret në pyetje punonjësja Jona Bejko që thotë, se lali Eri është pronar dhe aksioner në hotelin 50 mln euro në Durrës dhe se pronarët e saj kanë të paktën 4 kompani ndërtimi.

Dhe Altin Dumani do të duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD-së pse nuk zbaton vendimet e gjykatave, pse po amniston këtë bandë.

Nuk mund të harrojmë edhe pyetjet që i kemi dërguar SPAK në lidhje me një hajdut të pashembullt që quhet Karlo Bolino që e quan veten pronar televizioni. Që ka vjedhur 4 mijë metra katrorë truall të destinuar për shkollë. Që e ka kthyer në një televizion privat, që e mban me tenderat e AKSHI-t”, tha Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY