Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

21 JANARI/ Vrasja e Aleks Nikës dhe plagosja e 3 të tjerëve, nis procedimi penal në SPAK

16/07/2024
VIDEO/ “No comment!” Dhuna barbare ndaj forcave të policisë në 21 janar, Veliaj bën moral
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka regjistruar një ditë më parë procedimin penal në lidhje me vrasjet e protestuesve më 21 janar 2011 përpara kryeministrisë.

Procedimi ka përcaktuar akuzat;“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e parashikuar nga neni 79 gërmat “dh” dhe “ë”, si dhe 25 të Kodit Penal. “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal; “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 301 dhe 25 të Kodit Penal.

“Ky procedim penal është regjistruar në lidhje me ngjarjen e datës 21.01.2011, të ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku gjatë një mitingu të organizuar nga opozita politike e asaj kohe përpara Kryeministrisë, është vrarë shtetasi Aleks Nika, si dhe janë plagosur shtetasit Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (depozituar në sekratarinë e Prokurorisë së Posacme në datën 11.07.2024), si dhe duke qenë para detyrimit ligjor për zbatimin e këtij vendimi, me të cilin Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është urdhëruar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023, të shtetases Rajmonda Nika, si dhe duke vlerësuar dhe mbajtur parasysh, sipas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,  prononcimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), (vendimi datë 14 Nëntor 2023 – çështja Nika kundër Shqipërisë), lidhur me rastin konkret, ku GJEDNJ në përfundim të çështjes ka konstatuar – shkelje të nenit 2, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si në aspektin material ashtu dhe në atë procedural”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në rastin konkret hetimi i veprave penale të parashikuara në lidhje me rastin është në kompetencën lëndore të Prokurorisë së Posaçme, në bazë të nenit 75/a, gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale, pasi dyshohet se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

28/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.