23 pyetjet për Altin Dumanin nga opozita, kreu i SPAK refuzon 99...

23 pyetjet për Altin Dumanin nga opozita, kreu i SPAK refuzon 99 për qind të pyetjeve

269
0
Shares

Deputetët e PD i bënë një numër të madh pyetjesh kreut të SPAK, Altin Dumani mbi pikëpyetjet e mëdha që kanë mbërthyer hetimin rreth inceneratorit të Tiranës dhe faktir se pse ndër të tjera, Eripn Veliaj dhe Edi Rama nuk janë ndëshkuar ende.

Pyetjet e deputetit Flamur Noka

1- Z.Dumani ju sot raportuat për hetimet e ndjekura nga SPAK për vitin 2023. SPAK u krijua për të hetuar në nivele të larta por deri më sot kemi vetëm hetime të cunguara duke amnistuar të korruptuarit e mëdhenj, Erion Veliaj dhe Edi Rama. Po ju drejtoj disa pyetje që përbëjnë interes madhor për publikun dhe lidhen me kallëzimet penale të referuara nga Partia Demokratike për të cilat nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga ju për ne si kallzues dhe pse kanë kaluar 6 muaj:

a- Në cilësinë e Deputetit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike kam kallëzuar penalisht Edi Ramën, Anila Denaj dhe Carlo Bollinon për përfitimin e tokës dhe godinës ku është ndërtuar Report TV.

1- A është regjistruar kallëzimi penal?

2- Për cilat vepra është regjistruar?

3- Cilët janë shtetasit ndaj të cilëve po kryeni hetime ?

4- Cili është Prokurori që po ndjek hetimet?

2- Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë kallëzuar në një padi të dytë penale, për një skeme korruptive financiare nëpërmjet së cilës Bollino ka përfituar miliona euro para publike, të cilat kanë shërbyer për të financuar ndërtimin e godinës së Report Tv dhe jo vetëm:

1- A është regjistruar kallëzimi penal?

2- Për cilat vepra është regjistruar?

3- Cilët janë shtetasit ndaj të cilëve po kryeni hetime ?

4- Cili është Prokurori që po ndjek hetimet?

Në këto kallëzime ju kemi nisur një analizë të plotë të fakteve penale dhe prova që faktojnë të gjithë skemën financiare. Rasti i VKM 1 EURO është dhe më flagranti pasi jo vetëm Edi Rama ka shkelur ligjin me të dyja këmbët për Carlon e tij të dashur, por ka bashkëpunim të fortë me ish-ministren Anila Denaj është falsifikuar dhe kontratën noteriale dhe VKM.

Ua kemi dërguar të gjitha shkresat zyrtare dhe do mjaftonin vetëm 10 ditë verifikime që sot këta individ të ishin pas hekurave ndërsa ju ende nuk keni ndërmarrë asnjë masë duke lejuar plotësimin e afateve që Kompania të kryej dhe Privatizimin duke tjetërsuar përfundimisht pronën publike dhe kjo do ishte fatale dhe një shpërdorim i detyrës së prokurorit me pasoja shumë të rënda.

Dumani prej 4 vitesh po hetoni Mega Aferën Korruptive të Inceneratorit të Tiranës, deri më sot keni të ndaluar specialistë në nivelit të ulët me masa arresi dhe të gjitha kokat e kësaj afere në arrati. 3 javë më parë u bë publik fakti se ishin lëshuar 22 masa sigurie, ju e përgënjeshtruat atë lajm dhe ditën e shtunë në media u bë sërisht publik ky fakt për të cilin ju ende nuk jeni shprehur si kurrë më parë që njoftoni për çdo cironkë që bie në grepin tuaj.

1- A janë caktuar masa të reja sigurisë për Inceneratorin e Tiranës?

2- Sa prej tyre janë zbatuar dhe sa janë në arrati?

3- A po hetoni për dekonspirimin e këtij aksioni?

4- A është regjistruar si person nën hetim Erion Veliaj?

5- A ka masë sigurie për Erion Veliaj?

6- A po hetohen kompanitë në Maltë, Zimbanë, Bullgari, Qipro dhe shtete të tjera?

7- Përse nuk sekuestrohen apartamentet e kompanisë ITS të përfituara nga biznesi i dherave, të dhëna këto që janë përcjellë te ju nga Belind Këlliçi?

8- Përse nuk sekuestrohet sera dhe toka në Sharrë?

9- A po kryeni hetime për mediat të cilat kanë përfituar para nga kjo kompani, një ndër to dhe Report Tv për të cilën ju kemi përcjellë email autentike ku rriteshin pagesat mujore me argumentin se ‘jemi në fushatë’ në vitin 2021?

10- A po hetohen dhe struktura të tjera që lejuan zhdukjen e 130 milion eurove nga llogaritë bankare, si NJZP apo Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve?

Pyetjet e deputetes Albana Vokshi

1.PD në zgjedhjet e 2022 ka bërë mbi 40 kallëzime për krimet elektorale? Cili është statusi? Kanë mbetur vec pak muaj nga zgjedhjet dhe ende nuk janë hetuar çështjet e krimit zgjedhor. Ose i keni mbyllur ose i keni kaluar në prokuroritë e rretheve duke bërë lojë e ping pongut për kompetenca. Mund të kishit hapur edhe kryesisht hetime, bazuar ne denoncimet e PD, apo raportin e OSBE/ODIHR.

2.   Cili është statusi i çështjes së zhvendosjes së 1.3 mln votuesve nga listat zgjedhore?? (e mbyllët dhe e kemi ankimuar). Vetëm prej kësaj zhvendosje, mbi 200 mijë votuesve, bazuar në raportimet e Kreut të KQZ, ju është mohuar e drejta për të votuar.

3.   PATRONAZHISTI DHE AKTIVISTI – pse nuk hetohen? E kemi denoncuar sa herë. Nëse do futeni të faqja e Ministres së Arsimit do shihni që edhe për postime politike, të gjitha shkollat I bëjnë share. A përbën kjo një arsye për të hetuar? Po data bazën e prodhuar nga AKSHI furnizuar nga ministritë dhe institucionet, i cili mban të gjitha të dhënat personale që mbrohen me ligj dhe përdoret nga partia në pushtet për të shantazhuar, kërcënuar, dhunuar votuesit.

4.   Kam dorëzuar në SPAK në datë 2 qershor 2020 kallëzim për shembjen e Teatrit Kombëtar. Më pas janë dorëzuar edhe shumë kallëzime të tjera nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Asgjë nuk dihet për fatin e tyre dhe kanë kaluar më shumë se 4 vite. Cili është statusi i hetimit? Pse heshtet për Teatrin kombëtar i cili u shemb në një akt antikushtetues e antiligjor?

5.   Cili është statusi i hetimit të 4 koncesioneve në shëndetësi? Pse Ilir Beqaj u la i lirë ndërkohë që prishte provat çdo ditë? Pse gjykata PA shpërdorim detyre e ju jo?

6.   Përse lejohet vijimi i pagesave për subjektet e sekuestrua nga SPAK e nuk merren në përgjegjësi urdhëruesit e pagesave?

7.   Në SPAK po procedohen në kuadër të grupeve kriminale shtetas për ngjarje të rëndomta (kultivim/shitje hashashi) një pjesë e nxituar edhe nga skamja e tejskajshme… Si është e mundur që nuk ka një akuzë të tillë për: firmën 5D,  inceneratorët, për zyrtarët e tjerë të bashkisë; për koncesionet në shëndetësi, kur ata kanë funksionuar si organizatë kriminale, dhe dihet që korrupsioni ka funksionuar zinxhir në çdo hallkë?!

8.   Keni deklaruar në raportim të mëparshëm se bashkëpunimi me policinë ka çaluar sepse ka oficerë të niveleve drejtuese të përfshirë në veprimtari kriminale sipas dosjeve të ardhura nga partnerët nga produktet e sky- encro. Përse vazhdojnë ende në detyrë këto të inkriminuar, janë pengues për hetimet, u jepet kohë të fshehin pasuritë? Kush i mbron?

9.   A keni konstatuar nga dosjet e partnerëve apo kontaktet tuaja me to se në materialet e sky encro ka biseda që përfshijnë në inkriminim deputetë, ministra, qeveritarë bashkiakë, zyrtarë të drejtësisë?

10.  Nga dosjet e sky encro a keni pjesë të tyre që kanë të zbardhur krimin elektoral në disa qarqe të vendit? Kujtoj episode përgjimesh të episodit Revansh të Metamorfozës ku të pandehurit Pëllumb Gjoka e Bajri flasin për takimet e drejtuesit politik Ilir Beqja me krerët e PS Shkodër dhe kërkojnë që deputeti socialist Luan Harusha të dërgojë mesazhet e tyre se pa to nuk bëhet asgjë?!

11. Keni deklaruar se keni regjistruar si procedim penal në janar 2022 çështjen McGonigal episodin që ka të bëjë me Shqipërinë. Ka një kallëzim të PD të zotit Bardhi, në çfarë faze  janë hetimet. Prej dy vitesh e gjysëm, pse nuk e keni parë të arsyeshme të thërrisni për të dëshmuar Edi Ramën?!

12. Në dosjen Black Eagle proces ku u dhanë dënime me 27 qershor në Bruksel, nga media belge por edhe ajo shqiptare, janë publikuar të dhëna se një ministër shqiptar kishte marrë një orë dhuratë me vlerë 400 mijë euro. Keni kërkuar nga autoritetet belge të bashkëpunojnë për të zbardhur për drejtësinë shqiptare kush është ky përfitues pasi ligji nuk parashikon këto dhurata as nga persona të botës së krimit as si vlerë?!

STERILIZIMI:

a-  Pse nuk është bërë hetim për mënyrën e implementimit të koncesionit?

b-  A keni verifikuar listat e të punësuarve të kompanisë SANISERVICE? A janë familjarë te punonjësve të Strukturave Spitalore në vend? A ka persona që pa dalë ende nga bankat e shkollës paguhen si drejtorë në këtë kompani, me paga 2500 euro?

c-  A keni hetuar pagesat që i janë bërë kompanisë GOGEL të vëllait të Erion Veliaj nga ky koncesion?

d-  A është hetuar përfitimi financiar i Drejtorit të Prokurimeve të Ministrisë së Shëndetësisë nga ky koncesion?

e-  A jeni në dijeni se punonjës të kësaj kompanie kanë hapur subjekte tregtare dhe faturojnë vetem Koncensionarin Fiktivisht?

f-   A është hetuar Artan Lleshi që ka faturuar miliona nepërmjet kompanisë GAMSERVICE?

g-  A është bërë asnje hetim për të ndjekur paratë e qarkulluara nga këto kompani për të faktuar KORRUPSIONIN apo jeni mjaftuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës për një vjedhje që shkon mbi 100 mnl euro?

Ne kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, e në kuadër të tij kemi evidentuar shkelje që SPAK nuk i ka evidentuar në 4 vite hetime.

Të gjitha këto do ju a sjellim zyrtarisht dhe do kërkojmë rihapjen e hetimeve për të gjithë korrupsionin e kryer në atë kontratë por dhe për të sekuestruar të gjitha kompanitë fiktive dhe asetet e tyre te cilat i përkasin qytetarëve të këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY