Bashkia e Tiranës raporton lajmet për protestën te bashkia si lajme...

Bashkia e Tiranës raporton lajmet për protestën te bashkia si lajme që nxitin vetvrasjen dhe me përmbajtje se*suale

52
0
Shares

Bashkia e Tiranës raporton lajmet për protestën te bashkia si lajme që nxitin vetvrasjen dhe me përmbajtje seksuale.

Bashkia e Tiranës ka censuruar përmes raportimit lajmin e droni.al për protestën tek bashkia e Tiranës mbrëmjen e 11 korrikut.

Zarat e bashkisë së Tiranës e kanë raportuar lajmin si lajm që nxit vetvrasjen, disa të tjerë si lajm me përmbajtje seksuale dhe të tjerë si lajm që nxit përdorimin e ilaceve, narkotikëve dhe duhanit.

Erion Veliaj me zyrtarët e tij, me paratë e taksave tona paguan propogandën dhe censuron median e pavarur prej disa vitesh duke u kthyer në armikun nr.2 të medias, pasi nr.1 mbahet nga Endri F.

Të raportosh lajmet për protestën si inkurajim për vetvrasje me qëllim të dëmtosh median që e pasqyron protestën është një vepër penale, është sulm i padrejtë me pasoja ekonomike për median dhe sociale për lexuesit.
Përveçse Facebook ka mbajtur shënim raportimin fallco dhe dezinformues nga trollsat dixhitalë të Erionit, edhe ne vijojmë të regjistrojmë dhe të denoncojmë në prokurori këto raste.

Më poshtë janë screenshots e lajmit të raportuar dhe paralajmërimin e Facebook, pasi duhet të ketë marrë afërsisht 1000 raportime nga punonjësit e bashkisë dhe kompanitë publicitare që mbahen me paratë e qytetarëve të Tiranës. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY