NË SARANDË/ Në fillim qëllon me thikë, pastaj hajde flasim

NË SARANDË/ Në fillim qëllon me thikë, pastaj hajde flasim

298
0
Shares

Një person u qëllua me thikë sot në Sarandë pas një konflikti të çastit, si dëshmi e rritjes së goditjeve me thikë në këtë qytet që në fillim të sherrit.

“Një person 41 vjeç, me inicialet A.Sh, banues në Sarandë, rreth orës 03:40, në lagjen nr.1, në një vendparkim, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Sarandës.

Policia ka arrestuar autorin ndërsa i plagosuri është në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY