Policia ka arrestuar sot Xhelal Rrajën vëllain e ish deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Arrestimi u krye rreth orës 12:15, nga Policia e Shtetit, por nuk bëhet e ditir se ku është arrestuar apo është vetdorëzuar.
Policia thotë se arrestimi u krye pas një pune të mirëfilltë hetimore, ndërsa ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Ai akuzohet nga SPAK pêr veprën penale “sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Xhelal Rraja u zbulua nga zbardhja e bisedave të telefonave sky cc. Ai del në këto bisesa si një nga personat e angazhuar në vrasjen e ish deputetit të PS, Arben Ndoka. Vrasje që nuk u krye.
Ndoka do të qëllohej në Tiranë ndërsa pritej të merrte pjesë në një ceremoni varrimi te rruga e Elbasanit.
Ndoka nuk lëvizi nga Lezha dhe atentati nul u krye. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/