Afatet proceduriale për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë nuk marrin votat e nevojshme të Komisionit Rregullator në KQZ duke vënë në dyshim plotësimin e afateve për të pasur zgjedhje normale më 4 gusht
Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
“Projektvendimi parashikonte të gjitha afatet proceduriale të cilat janë të reduktuara në kohë dhe që respektojnë kronologjinë e veprimeve të cilat parashikohen nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.
Në përfundim të shqyrtimit, me 3 vota pro dhe 2 kundër projektvendimi nuk mori votat e nevojshme për tu miratuar”, thuhet në një njoftim të KQZ.
2 anëtarët që votuan kundër u shprehën se nuk mund të merret vendim në KQZ pa u konsumuar ankimimi i mundshëm i subjektit Beleri për vendimin që u mor ndaj tij dy ditë më parë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/