Partia Socialiste dhe ajo Demokratike premtuan sot se do të votojnë projektdeklaratën e Grupit Parlamentar Drejtësi dhe Integrim përmes të cilësi kërkohet Greqisë heqja e ligjit të luftës.
Pr/deklarata u paraqit sot në kryesinë e Kuvendi nga Shpëtim Idrizi dhe deputetët e tjerë.
Projektdeklarata do të diskutohet në seancën e ditës së enjte ku parashikohet dhe një diskutim ku palët do të shprehin qëndrimin e tyre para se të miratohet.
Deputetët e PDIU u shprehën javën e kaluar se kjo kërkesë për Kuvendin duhej të ishte bërë prej kohësh dhe presin nga të gjitha forcat politike që ta votojnë.
“Grupi i PDIU ka depozituar në kuvend projekt deklaratën për miratim nga parlamenti që kërkon heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë. Është një nismë që duhej bërë prej kohësh. Është shprehje vullnetit politik të parlamentit dhe forcave politike”, tha Mesila Doda pak ditë më parë.
Ndërsa Shpëtim Idrizi tha se ligji i luftës është një absurd juridik.
“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vjetësh në lidhje me një absurd juridik i mbështetur mbi një absurd historik. Në këtë projekt deklaratë, Kuvendi vlerëson rëndësinë që kanë marrëdhëniet strategjike me Greqinë”, tha Idrizi. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/