Dy makina morën flake sot në mëngjes në Durrës, njëra prej tyre e një zyrtari. Njëri nga automjetet është fuoristradë, e cila i përket kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”, njoftoi policia e Durrësit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/