Sherri në Ekonomik, shefi e departamentit në pranga qëlloi kolegen

Sherri në Ekonomik, shefi e departamentit në pranga qëlloi kolegen

305
0
Shares

Një përgjegjës departamenti në Fakultetin e Ekonomisë,  Mirdaim Axhami u vu në pranga sot nga policët e komisariatit 1 në Tiranë pasi goditi me grushte një pedagoge tjetër në këtë fakultet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njoftoi policia e Tiranës.

Axhami u vu në pranga pasi dhunoi kolegen e tij Liljana Billa. Kjo e fundit e denoncoi Axhamin në polici. Ndërkohë në media kanë qarkulluar disa whataup-e ku vihet re refuzimi i kolegëve për sjelljen e Axhamit.

Në lidhje me këtë akt ka reaguar edhe shoqëria civile. “Shefi i Departamentit të Marketingut në UT Mirdaim Axhami, i zgjedhur si kandidat i vetëm në 21 Qershor, ka qëlluar me grusht pedagogen Liljana Billa.

Është i njëjti delikuent, i cili ofendonte të gjithë kolegët në grupe komunikimi me fjalorin më banal të mundshëm.

Pyetja që lind është, pse u zgjodh sërisht ky individ, në krye të departamentit? Për të ofenduar dhe grushtuar pedagogët?

Sepse ky Universitet tashmë drejtohet nga hajdutët, klanet e pushtetit dhe jo nga profesorët. Ky universitet ka përfunduar ciklin akademik, duke i hapur rrugën plagjiaturës, dhunës, fyrejeve dhe klientelizmit të titujve dhe doktoraturave”, thuhet në njoftim. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY