Dritan Dajti kërkon lirimin nga burgu, mbusha 25 vjet. Argument, vendimi i...

Dritan Dajti kërkon lirimin nga burgu, mbusha 25 vjet. Argument, vendimi i çuditshëm i gjykatës së Elbasanit

994
0
Shares

Dritan Dajti dënuar së fundi me burg të përjetshëm nga Gjykata e Lartë kërkoi lirimin e tij nga qelia pasi më 4 korrik ai ka përmbushur dënimin me 25 vite birg dhënë nga gjykata e Elbasanit.

Kërkesa i është bërë burgit të Peqinit nga avokati i tij Alban Kapxhiu.

Gjykata e Lartë dënoi më 11 qershor 2024, me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda kryesues dhe anëtar Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg. Prokuroria kërkonte të lihej në fuqi vebdimi i Shkallës së Parë teksa në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Por në kërkesën e avokatit nuk përmendet ky vendim por një vendim tjetër i gjykatës së Elbasanit i marrë mbi vendimin e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Në kërkesë ndër të tjera thuhet:

”Prishjen e vendimit nr.13, date 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit nr.95, datë 23.07.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhet në vendimIn e gjykatës së Lartë.

Me 30 Prill 2024, Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite. Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:

Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.

Së dyti, nga përmbajtja e shkresës Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarinrezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.

Ky vendim ka marre forme te prere sot ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga vete gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundon kryerjen e denimit me 25vjet burgim”, thuhet në arsyetimin e avokatit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY