Policia e Korçës ka dhënë versionin e saj në lidhje me hedhjen nga ballkoni të një gruaje të përfshirë nga flakët. Policia thotë se ajo eshte lyer me benzine dhe i ka hedhur vetes zjarrin.
“Rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njofton policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/