KAVAJË/ Qëlloi dhëndrrin me thikë kur ai i qëlloi vajzën

KAVAJË/ Qëlloi dhëndrrin me thikë kur ai i qëlloi vajzën

26
0
Shares

Një 64 vjeçar u arrestua sonte në Kavajë pasi gaditi me thikë dhëndrrin e tij. Ngjarja ndodhi pasi dhëndrri po i rrihte të bijën.

“Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi L. D., 46 vjeç, banues në lagjen nr.3, Kavajë, i plagosur me mjet prerës (thikë), jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në spital dhe në vendin ku ka ndodhur ngjarja (në banesën e shtetasit L. D) dhe, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, kanë bërë shoqërimin e vjehrrit të 46-vjeçarit, shtetasin P. D., 64 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shtetasi P. D., e ka plagosur me mjet prerës (thikë) dhëndrin e tij për motive familjare, pasi 46-vjeçarit fillimisht është konfliktuar me bashkëshorten e tij e më pas dyshohet se ka ndërhyrë vjehrri për të ndihmuar vajzën e tij, ku gjatë këtij konflikti ky i fundit e ka plagosur me thikë”, njoftoi policia e Kavajës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY