Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm

454
0
Shares

Është ekstraduar nga Greqia Laert Haxhiu ndërsa mban mbi kurriz shumë akuza dhe një dënim të përjetshëm.

Laert Haxhiu ekstradohet ditën e sotme në Shqipëri. Me forca të shumta policore, Haxhiu pritet te transportohet përmes pikës së kalimit kufitar Kakavijë drejt vendit tonë.

Laert Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos.

Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaccme në muajin prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vititn 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. 

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun, të akuzuar për 2 vrasje në Lushnjë në atë ngjarje që njihet si “Masakra e Lushnjes” e cila ndodhi në këtë qytet në shtator të 2017.

Në vendimin e saj gjykata thotë se Haxhiu duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ky ishte edhe dënimi i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme.

Laert Haxhiu mbahej i arrestuar në Greqi.

Laert Haxhiu së bashku me Anterio Kaloshin dhe Orges Bilbilin, të dënuar me burgim të përjetshëm, akuzohen për “Masakrën e Lushnjes”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Besohet se objektivi i autorëve ishte Xhuljo Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili ishte kthyer në Shqipëri një ditë para këtij krimi. Por pak çaste para ngjarjes, ai u shkëput nga shokët dhe shkoi për tu qethur, duke i shpëtuar kështu atentatit.

Si shkak i vrasjes besohet një konflikt i vjetër që familja Haxhiu kishte me bandën e Aldo Bares e cila i dogji banesën xhaxhait të Laert Haxhiut. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY