Botuesi i Kadaresë: Ambulanca që e dërgoi në spital nuk kishte asnjë...

Botuesi i Kadaresë: Ambulanca që e dërgoi në spital nuk kishte asnjë pajisje për emergjencë

155
0
Shares

Pas homazheve, botuesi Bujar Hudhri ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj shërbimit të urgjencës në Tiranë. Ai tha se ambulanca që transportoi Kadarenë nuk kishte asnjë kusht brenda ndërsa trafiku në Tiranë bllokoi lëvizjen e saj drejt spitalit. ‘Ishte si i ngrirë dhe e vendosëm në nkë si karrocë”, tha Hudhri duke mos pasur mundësi as për barrelë.

“Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë.

E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë.

Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT.

Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje,” tha Hudhri.

Por ka reaguar Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës i cili tha se ambulanca ka qënë e pajisur duke bërë edhe ironi me Hudhrin.

Zoti Hudhri nuk ka patur syze dhe nuk e ka parë aparatin respirator’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY