19 oficerë policie pezullohen nga detyra në Korçë, abuzim me paratë e...

19 oficerë policie pezullohen nga detyra në Korçë, abuzim me paratë e Frontex

572
0
Shares

19 punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra në Korçë ndërsa 2 administratorë hotelesh kanë detyrim paraqitje tek organi i akuzës.

Ata akuzohen “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim i dokumentave”, “Shpërdorim detyre” ndërsa mes tyre ka funksionarë të niveleve të ndryshme të policisë.

Ata janë:

1.Drejtues Behar Tafa , 45 vjeç, me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Koordinator lokal i operacionit të përbashkët me misionin FRONTEX, i dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumentave”;

2. Drejtues Arben Joco, 63 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

3. Kryekomisar Andon Marko, 57 vjeç, ish Drejtor i DVKM Korçë, aktualisht me detyrë Asistent i Drejtorit në DVP Elbasan, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

4. Kryekomisar Shpëtim Ahmetaj, 63 vjeç, me detyrë Shef në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, i dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

5. Eranda Murataj, 54 vjeçe, me detyrë Specialiste në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, e dyshuar për “Shpërdorimi i detyrës”;

6. Nënkomisar Denis Agolli, 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

7. Nënkomisar Andi Ibro, 32 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

8. Nënkomisar M. A., 27 vjeç, me detyrë Specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Korçe, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

9. Inspektor Edi Spaho, 46 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

10. Inspektor Sandril Hyska, 39 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë në kufirin tokësor, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

11. Inspektor Endri Duro , 43 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

12. Inspektor Markeljan Murati, 32 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi, operator për sistemin e kamerave në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

13. Inspektor Adi Bregu, 36 vjeç, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

14. Inspektor Denjon Myteberi, 34 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

15. Inspektor Edison Mielli, 35 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

16. Inspektor Gerdi Haxhija, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

17. Inspektor Ledion Xhafi, 38 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

18. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 40 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë, në DVKM Korçë, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

19. Inspektor Ana Ismaili (Debrova), 32 vjeçe, me detyrë Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, e dyshuar për “Falsifikim i dokumentave” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

20. Shtetasi Anesti Thanati, 41 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikimi i dokumentave”;

21. Shtetasi Genci Çakërri, 47 vjeç, përfaqësues i një subjekti tregëtar në fushën e hotelerisë, i dyshuar për “Falsfikim i dokumentave”.

Këta punonjës policie, nga nivelet e larta drejtuese dhe deri në nivelin zbatues, me veprime të kundraligjshme, nëpërmjet faturave fiktive dhe të falsifikuara, të paraqitura në kohë të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në misionin FRONTEX, kanë përfituar shuma të paligjshme në euro.

“Nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme, ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme”, shpjegon AMP në një njoftim zyrtar.

Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY