Fostoksinë përballë SPAK, Trashaj nga Lezha trondit me protestën ndaj mashtruesve të...

Fostoksinë përballë SPAK, Trashaj nga Lezha trondit me protestën ndaj mashtruesve të mikrokredive

448
0
Shares

Pal Trashaj, banor i Lezhës tentoi sot ti japë fund jetës përpara ndërtesës së SPAK pasi një skemë mashtrimi kredish nga mikrofinancat e shkatërruan ekonomikisht dhe jetën sociale.

Ai ka komunikuar me disa gazetarë mes të tjerave ka thënë “kam pirë fotoksinë”.

Një nga gazetarët ka telefonuar policinë dhe ambulancën të cilat kanë mbërritur në vend.

”Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes”, tha Trashaj.

4 vite më parë Trashaj ka denoncuar shumëfishim të vlerave të kredive që e kanë futur në procese pafund gjyqësore, me përmbarues e banka teksa mësohet se i kanë marrë gjithçka, përfshirë banesë, makinë e prona të tjera.

“Në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY