Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bujar Hudhri, botuesi i Kadaresë tregon çastin e fundit në jetë të shkrimtarit të madh

02/07/2024
Bujar Hudhri, botuesi i Kadaresë tregon çastin e fundit në jetë të shkrimtarit të madh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bujar Hudhri, drejtor i shtëpisë botuese Onufri, dhe botues numër një i veprave të Ismail Kadaresë për afro 30 vitet e fundit është ndodhur pranë Kadaresë në castet e fundit të jetës së tij.

Ai rrëfen momentin në urgjencë dhe më pas edhe formalitetet për njeriun që i dha letërsisë shqiptare dhe evropiane më shumë se kushdo shqiptar tjetër.

RRËFIMI I HUDHRIT (Marrë nga faqja e tij në Facebook) / Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme.

Nuk mund ta harroj tronditjen e asaj dite. Ishte edhe atëherë një ditë e nxehtë korriku si sot, e megjithatë ndjeva të më përfshinte trishtimi. Hera e parë që lexoja kaq qartë rreshta për vdekjen e Kadaresë sa gati po e besoja vërtet. Formova numrin e telefonit të Helenës. Me një ngut që duket se atë e la paksa të habitur iu luta të ma kalonte pak zotin Kadare t’i flisja. Hë, Bujar, ç’kemi, dëgjova zërin e tij. Ja, përfundova librin e Helenës dhe doja të të dëgjoja zërin. Dhe shtova: sa bukur, ta lexoj këtë paragraf dhe ndërkohë ne mund të flasim bashkë. E përfytyroj tani, kur do të ketë buzëqeshur, me gishtin te tëmthi kur të thoshte për ndokënd, ky është i lojtur. Nuk i duronte sentimentalizmat.

Por mëngjesin e parë të këtij korriku, për fat të keq, ndërsa nxitonim drejt spitalit me autoambulancë, e ndjeva vërtet se diçka e pakthyeshme kishte ndodhur qysh në apartamentin e tij, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Minutat torturuese te dera e urgjencës, ecejaket e personelit në dhomë, rreth krevatit, pastaj heshtja e mjekëve. Gjithçka mbaroi. Një punonjëse me të bardha që afrohet dhe kërkon ta ndihmoj për të plotësuar skedën e vdekjes: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, adresa…

Kam pasur një përfytyrim, qysh në fëmijërinë time, që shkrimtarët nuk janë banorë të kësaj toke. Gati tridhjetë vite me Kadarenë, kjo përshtypje, madje, është përforcuar. Ndërsa e prisja në Rinas kur zbriste nga avioni dhe pas një muaji e përcillja, edhe me sy, teksa avioni shndërrohej si një pikë e zezë në qiell. E përsëritur kaq herë, në dhjetëra vite, e përfytyroja vërtet si një zog të qiejve, siç thoshte për Lasgushin. Edhe tani kjo pamje nuk më largohet nga përfytyrimi dhe e kam të fiksuar përjetësisht në mendje.

Tani më shumë se kurrë, duke zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore. Ashtu siç shprehej vetë, për sivëllain e tij Martin Camaj: “Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos”.

Lamtumirë, mjeshtër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.