Ministrja e Shëndetësisë, masa drastike ndaj mjekëve që fitojnë në kurriz të...

Ministrja e Shëndetësisë, masa drastike ndaj mjekëve që fitojnë në kurriz të pacientëve

354
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu prezantoi sot disa masa organizative dhe ligjore përmes të cilave synohet të ulet korrupsioni në rradhët e mjekëve.

Kopiu tha se ndër të tjera do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë ndërsa mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë klinika private, nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtimi apo niveli.

“Individët që njollosin institucionin do të ndalohet të veshin bluzën bardhë gjatë gjithë jetës. Nuk thashë disa nga afatet për masat e shkelura, sepse janë ende në diskutim edhe për disa ditë. Kjo ngjarje e rëndë do përbëjë një mësim të paçmuar për të punuar për shëndetësinë europine 2030”, tha ajo.

“E para falënderoj prokurorët dhe besoj se shpreh në emër të qytetarëve, e dyta shpreh keqardhjen bluzave të bardhave të përkushtuar e të devotshëm. E kam ndjerë deri në palcë mërzinë dhe plagosjen e rëndë morale për atë neveri.

Shumica juaj nuk janë si ata, sistemi ynë nuk është ai. Ka mjekë te Onkologjiku që punojnë me përkushtim dhe nuk e meritojnë njollën që iu vu nga kolegët.

Ne duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos patur më hapësirë. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar për ndërhyrje të shpejta në ligjin për urdhrin e mjekut në vend… mjekët që punojnë apo hapin qendra private duhet të marrin konfirmim, do të ndalohet që mjekët të ndjekin të njëjtin pacient edhe në klinika private”, tha ajo. r.k

DISA NGA NDRYSHIMET E MASAVE DISIPLINORE EGZISTUESE:

Prandaj masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen ligjërisht si pjesë e kësaj pakete ndërhyrjesh.  

• Dërgimi i pacientëve në klinikën private nga mjeku përgjegjës për ta në shërbimin publik, do të dënohet me gjoba domethënëse për mjekun dhe për klinikën private që vetë mjeku ka hapur apo punon. Ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalimin e aktivitetit për mjekun apo klinikën private për afate të caktuara.

• Shkelja e rregullit që drejtuesit publike nuk mund të kenë klinika private apo të punojnë në to përveçshkarkimit nga funksioni dhe gjobës domethënëse për mjekun, si dhe gjobës gjithashtu për klinikën private, do të mund të çoje deri në ndalimin e aktivitetit për të dyja palët për afate të caktuara.

• Mosdeklarimi transparent në kërkimin e autorizimit/lejes për punësim në privat do të çojë në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit për afate të caktuara.

• Shkelja e etikës (betimit të hipokratit) dhe të protokolleve mjekësore, kur nuk ka shkaktuar pasoja do të çojë në ndalimin e kryerjes së disa shërbimeve mjekësore dhe deri në heqjen për afate të caktuara të licencës së ushtrimit të profesionit.

• Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të lehta do të çojë, përveç pasojave që burojnënga ndëshkimi i drejtësisë edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit për një afat shumëdomethënës.

• Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të rënda do të çojë përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY