Në foto gazetari Beqir Sina me Ismail Kadarenë në New York
Nuk është përmendur kurrë dhe nuk e ka thënë askush më herët por bëhet fjalë për një takim të rrallë për kohën, në tetor 1990. Ismail Kadare viziton Savrën, fshatin e të intenuarve politikë nga familjet më të njohura antikomuniste të kohës.
Ai zhvillon një takim në ‘këndin e kuq’, pallatin e kulturës shoqëruar nga një miku i tij pedagog agronom, Xhelo Murra. Në sallë shumica ishin të internuar.
Këtë detaj e ka sjellë në kujtesë Beqir Sina, gazetar shqiptar në New York. Sina ishte atëherë një nga ‘banorët e vjetër’ të Savrës, i internuar me familjen e tij prej vitesh atje.
Rrëfimi i Beqir Sinës:
“Dy herë në jetën time – jam takuar me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Një herë e pata “takuar” 16 vjet më parë, se të kisha takimin e dytë në botën e lirë(Nju Jork), athere si një i interrnuar në kampin e interrnimit në Savër – Lushnje, në javën e dytë të muajit Tetor 1990, (vetëm 1 javë më parë se ai të arratisej nga Shqipëria, në Francë), dhe takimi i dytë, ka qenë ai si gazetar në tepullin e lirisë, në Nju Jork – Prill 2006, kur Kadare erdhi si i ftuar të ligjërojë në Universitetin Kolumbia.
Tanimë, dihet se nuk përbën ndonjë diçka të veçantë, nuk është më lajm, të thuash se jam takuar me Kadarenë, kur dhe si!…

Por, të flisje 32 vite më parë, rreth kësaj, teme, ishte krejt e paimagjinueshme, dhe me pasoja që një shkrimtar si Ismail Kadare, të ulej në të njejëtën sallë me të interrnuarit, dhe banorët e Savrës, dhe, vetëm nji javë, më pasë ai të arratisej nga Shqipëria në Francë, patjetër që ishte me pasojat e asaj kohe. Kadare, pati ardhë atëhere në “kryeqendrën” e kulturës në Shqipëri, kampin e interrnimit në Savër – Lushnje , me një mikun e tij, Xhelo Murra ( profesor agronomie), që të takohej banorët e Savrës, në atë sallën e kinemasë “Këndin e Kuq” si quheshin atëhere shtëpitë e kulturës, erdhi sidomos në ditët e vështira të vitit 1990.
Veprimi i tij, të vinte në Savër, që ndoshta deri në atë kohë nuk e kishim kuptuar dhe nuk e kishim menduar ndonjëher se ai mund të bënte një “arratisje” spektakolare, sot ka shumë të pa thëna dhe pikëpyetje, dhe mund të quhet “enigma e vizitës në kampin e interrnimit të Savrës”:
Përse, erdhi në Savër? dhe kërkojë takim me popullin si thirreshin atëhere.
Mbasi, për shumëkënd atëhere në Savër, në “përshpëritje”, pas asaj që ndodhi u folë sesi Kadare, që ishte njeriu më i privilegjuar i rregjmit, “me punë e rrogë të mirë” e me mundësi të pafundme për të shëtitur në botë me “vizën” e shtetit…, 1 javë para arratisjes të “takohej” e dëgjonte banorët e Savrës, përfshirë edhe të interrnuarit “armiqt e popullit”
Shumë vite pas Savrës, Kadarenë do ta takoja në Nju Jork. Ai erdhi dhe mbajti në Universitetin Kolumbia – Nju Jork, në tetor 2006 ligjeratën “Literatura dhe Tirania”. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, këtu një leksion që zgjati më shumë 120- minuta. Auditori i sallës “Rotunda”, me rreth 500 – pjesmarrës, ishte i mbushur përlpotë.

Në ligjeratë, mori pjesë edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, i ndjeri ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i SHBA-ës, në Tiranë, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi – Presidenti i LQSHA, dhe bashkëshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i çështjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Prof. Dr. Elez Biberaj, që ishte aso kohe edhe Drejtor në detyrë i Degës Euroaziatike të Zërit të Amerikës, albanologu dhe gjuhëtari i ndjer Prof. dr Agron Fico, ish ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara z Adrian Neritani dhe i ndjeri ambasadori Lublin Dilja, dhe shkrimtari Naum Prifti, e tjer.
Ishin gjithashtu gazetarë, diplomatë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, studentë, profesorë, të këtij universiteti, afaristë të suksesëshëm, intelektual, politikanë, shkrimtarë, gazetarë dhe kritikë.
Në atë takim Kadare, zbulojë me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë, një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature.
Në fund mu dha rasti edhe mua të shkëmbej një bisedë të shkurtër me Kadarenë, pas përfundojë ligjerata në Columbia Universty.
“Zoti Kadare, unë jam një ish i presekutuar nga ai rregjim për të cilën Ju folët, sot, në këtë ligjeratë. Për nostalgji, do t’ju sjell ndërmend një moment që ndoshta edhe do t’u befasojë.: “Sot, pas 16- vjetëve,(bëhet fjalë për takimin e vitit 1990) në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes, ku unë banoja aso kohe, Ju veçse një javë nga ajo ditë që do të merrnit arratinë drejt Francës, dhe do t’a linit atë rregjim me “gishtë në gojë”, zhvilluat një takim në “Këndin e kuq” të fshatit, me popullin. Të cilët, pra shumica e tyre ishin të interrnuarit. Ky takim ndoshta mbeti në heshtje dhe Ju patjetër e keni harruar…….! ‘Por, ja që sot, ne të dy që u takuam këtu në botën e lirë. Ah! çfarë koicidence, nga Savra simbol i diktaturës, po takohemi në qytetin simbol të lirisë e demokracisë Nju Jorkun”.
‘
Pyetja ime : “A thua se ai takim i fundit në kampin e interrnimit, ishte sinjali që tregojë se ai rregjim kishte “kapitulluar” kishte marr fund ?
Kadare:”A’tëhere, isha plotësishtë, i bindur dhe i sigurtë, që ai rregjim falimentojë – pasi edhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe. A rregjim kishte “rënë” e mbahej, pa ditur se çdo të bëhej më vonë. Çdo gjë kishte marrë fund. Veçse rregjimin e mbyste dilema ” Sesi do të largohej dhe sa do t’a pranonte largimin!?!”. Një regjim që rrëzohet, gjithmonë nuk arrin t’a kuptojë kurrë se po rrëzohet. Ai ishte stacioni i fundit, për atë regjim”.
Mirëpo, kur Kadare do t’a marr çmimin Nobel për letërsi ?
Kadare “ Kur të duan shqiptarët….!”
Foto nga takimi në New York. (B.Sina)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...