Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ SPAK përfundon hetimet për grupin e Gëzim Çelës, trafik narkotikësh përmes detit drejt perëndimit

01/07/2024
SPAK sekuestron pasuritë e ish gruas së Gëzim Çelës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal kundër të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë hetimit të këtij procedimi, është provuar se të pandehurit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre në aktivitetin kriminal, por edhe ndarja e roleve, duke përfshirë organizatorët e veprimtarisë, kultivuesit e lëndës narkotike, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit, si dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.

Paralelisht me procedimin penal, ndaj të pandehurve dhe personave të lidhur me ta, ka filluar procedimi pasuror bazuar “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, me qëllim evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.

SPAK ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

  • Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., i themeluar më datë 26.10.2022, me administratore dhe ortake të vetme të 100% të kuotave, shtetasen TH., me objekt aktiviteti Bar Restorant, me adresë Lezhë, Laç;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 1759, Zona kadastrale 1673, objekti ku ushtron aktivitetin shoqëria e lartpërmendur;
  • 3 Pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 400.000 Euro, në pronësi të shtetases M.TH.,
  • 6 Automjete të markave të ndryshme;
  • 3 mjete lundruese tip Gomone,
  • Shuma monetare: 102.000 (njëqind e dy mijë) Euro, 500 (pesëqind) Paund Britanik, 50 (pesëdhjetë) Franga Zvicerane dhe afërsisht 7.000.000 (shtatë milion) Lekë, shtetasve A. I., G. Ç. dhe N. Ç.
  • Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm me 100% të kuotave, shtetasin G.G., si dhe të gjitha asetet e saj, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë këtu edhe 10 automjete të markave të ndryshme. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

01/03/2026
Kryetari i FRPD Besart Xhaferri i përgjigjet Edi Ramës: E shembe teatrin për kullë

Kryetari i FRPD Besart Xhaferri i përgjigjet Edi Ramës: E shembe teatrin për kullë

01/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

01/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.