Lihet në fuqi masa arrest në burg për Astrit Avdylaj. Ai nuk dha sot dëshmi në gjykatë ndërsa avokati i tij kërkoi masë më të butë por u rrëzua.
Astrit Avdyli dyshohet nga SPAK, se ka krijuar kushte për vrasjen e Durim Bamit duke bashkëpunuar me Arben Ndokën. Gjithashtu SPAK thotë se Avdyli ka futur ilegalisht nga Mali i Zi nipin e tij Aldo Avdylin, duke u ndihmuar edhe nga biznesmeni Miri Bruli që të vinte për të kryer vrasjen e Bamit me Arben Mërkurin, dhe do të kishte alibinë që ndodhej jashtë vëndit.
Rezulton sipas SPAK, se jo vetëm Emiljano Shullazi dhe Behar Bajri dispononin pajisje të koduara në qeli, por edhe Astrit Avdyli. Për të është ngritur akuza e futjes së sendeve të ndaluara në paraburgim kur ndodhej në qeli për dosjen 339.
Ai akuzohet gjithashtu për pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/