Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhupa alarmon për Butrintit, çfarë vendimi pritet të marrë UNESCO

29/06/2024
Zhupa alarmon për Butrintit, çfarë vendimi pritet të marrë UNESCO
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e PD, Ina Zhupa kërkoi sot anulimin e koncesionit të Butrintit për shkak edhe të rezistencës së UNESCO, për ta shpallë trashëgimi në rrezik.

“Në Riad, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shprehu ‘shqetësimin e vet më të thellë’ për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht dhe kërkoi madje edhe ndalimin e punimeve atje. Mirëpo qeveria dhe AADF i shpërfillin rekomandimet e UNESCO-s, duke cenuar në mënyrë të pakthyeshme Vlerat e Jashtëzakonshme Universale të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit, të mbrojtur nga UNESCO. Si rezultat i këtyre veprimeve të papërgjegjshme, ishte vetë Komiteti i Trashëgimisë Botërore që u shpreh se Liqeni i Ohrit madje ‘mund të inskriptohej në Listën e pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik’.

Fatkeqësisht e njëjta situatë mund të përsëritet edhe në Butrint.

Fakti që Butrinti rrezikon të përfshihet në Listën e Pasurive të Trashëgimsë Botërore nuk është as sajim, dhe as ‘shpresë’ e ndokujt, sikurse aludoi ministri Gonxhja. Ndërsa ne kemi bërë dhe bëjmë gjithcka që ju të zbatoni Konventën e Parisit.

Përkundrazi ‘kthimin e Butrintit në të kaluarën e vet të errët të Listës së Pasurive Botërore në rrezik’, për të cituar vetë z. Gonxhja, e kanë parashikuar ata arkitektët e modelit të pashembullt hibrid që po u imponohet shqiptarëve në Butrint.

Kjo gjë del mëse qartë në vetë Planin e Biznesit, pjesë integrale e Planit të Menaxhimit të Integruar, të koncensionit, ligji 50/2022.

Konkretisht në paragrafin 3.5 të tij (f. 117), pranohet shprehimisht se ‘thelbi’ i qasjes në Butrint ‘duhet të qëndrojë tek fitimi ekonomik’. Pra, pranohet ajo që PD-ja e ka thënë e stërthënë: kthimi i Butrintit në mall tregtar, dhe kalimi në plan të dytë i kërkesave dhe rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen, ruajtjen dhe konservimin e tij.

Së dyti, Plani i Biznesit referon ‘punime të tjera’ në Butrint – ku citoj shprehimisht – ‘në rast se Zona A3 do të mbajë Statusin e Jashtëzakonshëm Universal të UNESCO-s gjatë periudhës tranzitore dhe pas tij…’. [f. 119]”, shpjegoi Zhupa.

Në vijim ajo tha se rruga e vetme para qeverisë për Butrintin do të ishte heqja dorë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok nga qasja fragmentarizuese dhe tjetërsuese e ideuar nga Riçard Hoxhesi dhe mbështur qorrazi nga AADF-ja; heqja dorë nga modelet koncesionare ‘jap gishtin të të rrëmbej dorën’. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.