Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, efektiv i forcave speciale që shoqëroi në castet e fundit publike Ervis Martinajn.
Por edhe vetë polici Lami i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku kërkon pafajësinë e tij, raporton top channel.
Ish-oficeri i operacionales ishte dënuar me dy vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Lezhës dhe Gjykata e Apelit.
Rekursi është regjistruar më 27 qershor dhe si relator është zgjedhur gjyqtari Ilir Panda.
28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.
Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel.
Më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/