Ish drejtorja e INSTAT: U manipulua shifra e banorëve dhe banesave

Ish drejtorja e INSTAT: U manipulua shifra e banorëve dhe banesave

225
0
Shares

INSTAT ka manipuluar të dhënat e Census-it për numrin e popullsisë dhe banesave, tha sot drejtuesja e departamentit të statistikave në PD, Ines Nurja.

“Në të dyja shifrat ka manipulim. Sepse, sipas INSTAT popullsia në Shqipëri është 2.4 milionë dhe për 12 vjet janë shtuar vetëm 70 mijë banesa.

Ky është një mashtrim krye e këput.

E para, manipulimi i të dhënave me numrin e popullsisë së mbetur në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga EUROSTAT, nga Shqipëria janë larguar mbi 900 mijë banorë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, pa përfshirë këtu ata që janë larguar në Britaninë e Madhe, Kanada, Autrali, SHBA etj, për të cilët nuk ka një llogaritje zyrtare.

E dyta, numri i banesave nuk mund të jetë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim.

INSTAT-i ka mashtruar edhe me numrin e banesave”, tha Nurja që ka qënë edhe drejtore e INSTAT.

Censusi u zhvillua në vitin 2023 pasi u shty dy herë, rezultatet dolën rreth 8 muaj më vonë me një arsyetim totalisht të pabesueshëm: ‘Të dhënat duhen të jenë të sakta’.

Ndërkohë që në CENSUS-in e vitit 2011 të dhënat paraprake në nivel vendi dhe qarku kanë dalë pas gjashtë javësh (CENSUS-i u bë në tetor 2011 dhe rezultatet dolën më 21 dhjetor 2021).

Ndërsa në vitin 2023 të dhënat për popullsinë e regjistruar duhen të dilnin sa të përfundonte dhe pyetësori i fundit sepse janë përdorur tabletat dhe çdo pyetësor shkon direkt në databazë. Ndërsa të dhënat në nivel qarku dhe bashkie mund të kërkonin disa javë më shumë.

“Pra 12 vjet më vonë të dhënat donin 8 muaj per t’u përpunuar gjë që është totalisht e pavërtetë.

Po të shohim vendet e rajonit që ka përdorur të njëjtën metodogji me tableta i kanë botuar në një kohë më të shkurtër.

1. Kosova e zhvilloi CENSUS-in në 4 prill deri në 24 maj 2024. Më datë 27 maj është dhënë popullsia rezidente si numër, ndërsa më 12 korrik 2024 do publikohen ta dhënat ma ta detajuara paraprake (afërsisht për 7 javë).

2. Serbinë e zhvilloi CENSUS-in 1 deri 31 tetor 2022 dhe publikoi të gjitha rezultatet për 7 javë më datë 21 dhjetor 2022.

3. Mali i Zi e zhvilloi censusin 3 deri 30 Dhjetor 2023 dhe i publikoi rezultatet paraprake me 25 janar 2024 pra në më pak se një muaj.

Sot del një shifër totalisht e pabesueshme nisur nga të dhënat indirekt te publikuara nga Eurostati:

Instat jep një shifër te manipuluar pasi mbi këtë shifër do bëhet çdo politikë ekonomike dhe sociale për dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, tha Nurja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY