U desh gati një vit që qeveria të urdhëronte publikimin e të dhënave të censusit të popullsisë dhe banesave në gjithë territorin shqiptar.
Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli publikoi shifrën se në Shqipëri janë zyrtarisht 2 412 113 banorë e 755 950 familje.
Bazuar në të dhënat e mbledhura në vend numërohen 1 milionë e 82 mijë e 529 banesa.
“Kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që sot të ndaj me ju rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. Një proces kompleks, por i domosdoshëm. Grumbullimi i punonjësve nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, për të mbuluar çdo metër katror pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara. Trokitja në dyert e qytetarëve, shumë raste edhe disa herë. Transmetimi i qartë i pyetjeve, telefonata për probleme të hasura, orë të gjata pune për të realizuar një proces gjyqësor. Ky proces solli shumë inovacione me armatën prej 7 mijë punonjësish“, deklaroi Dhuli.
Këto rezultate krahasuar me ato të vitit 2011, janë më të ulëta. Vendi ynë ka 409 831 banorë më pak se 13 vite më parë.
Opozita ka hedhur poshtë si të manipuluara shifrat e censusit duke pretenduar se numri i popullsisë ka rënë jashtëzakonisht shumë.
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri tha se censusi është një makiazh mbi plagën e shpopullimit.
“Pas gati 8 muajsh INSTAT ka publikuar rezultatet e censit, sipas të cilit në letra në Shqipëri ka 2 mln e 402 mijë e 113 banorë.
Nuk ka asnjë dyshim që pengmarrja 8 mujore e censit lidhet me këtë shifër që nuk përkon askund me realitetin faktik, pasi në Shqipëri fshatra, qyteza dhe qytete janë boshatisur dekadën e fundit si asnjëherë në 100 vite.
Studimi i fundit i The Albanian Policy Center për shpopullimin i publikuar vetëm pak ditë më parë vlerëson se shqiptarët janë kampion të rajonit për emigrimin. Sipas të dhënave rreth 790 mijë shqiptar dekadën e fundit janë larguar vetëm në vendet e BE plus 191 mijë kërkesa për azil, pra një total prej 981 mijë të larguarish.
Nuk ka asnjë dyshim që të dhënat e censit janë përpiluar si të ishin të dhëna patronazhistësh, pasi objektivi i këtij censi nuk ishte numri real i popullsisë, por fshehja e plagës së shpopullimit”, tha Xhaferri. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/