Gazment Bardhi publikon dokumentin e Dumanit pas postimit të Ramës për kallzimin...

Gazment Bardhi publikon dokumentin e Dumanit pas postimit të Ramës për kallzimin e Olsit

733
0
Shares

Fill pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për regjistrimin e kallëzimit të vëllait të tij, Olsi Rama, ndaj Gaz Bardhit për kallëzim të rremë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar për herë të parë vendimin e kreut të SPAK, Altin Dumani në lidhje me këtë hetim ndaj vëllait të Ramës.

”Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke u përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!

Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.

Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka sjellë ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.

Tani çështja mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetin me targa AA 653 DM!”, shkruan Bardhi.

Më poshtë vendimi i Dumanit:

Më herët kryeministri postoi në Facebook ku përqeshte Bardhin në lidhje me padinë e tij.

”A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!”, shkruan Rama dhe postoi vendimin e SPAK për hetimin për kallëzim të rremë.

Dokumenti më poshtë:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY