Krei i PD, Sali Berisha publikon shifrat supas të dgënave të kryqëziara nga disa burine. Vetëm nga viti 2014 gjer në vitin 2022, nga vendi janë larguar përafërsisht 40 përqind e shqiptarëve
PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Edhe njëherë do të ndalem sepse përveç natyrisht fatkeqësive familjare, gjeneratave që jetojnë në këtë kohë u takon të mësojnë lajmin më të hidhur që gjeneratat paraardhëse nuk e kanë mësuar në shekuj dhe mijëvjeçarë.
U takoi atyre, na takoi ne të përjetojmë shpopullimin e tmerrshëm më masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, nga Edi Rama, armiku më i egër i qenies, identitetit, ekzistencës së kombit shqiptar.
Të dashur miq, edhe njëherë do rikujtoj për çdo shqiptar, shifrat që jep institucioni evropian i statistikave për shqiptarët që janë larguar nga vitit 2014 gjer në vitin 2022, pra në një hark kohor 8-vjeçar nga Shqipëria.
EUROSTAT ka gjetur se në hapësirën e Shengenit janë larguar nga Shqipëria, shtetas shqiptar, 981.565 qytetarë, nga të cilët sipas EUROSTAT, 191.670 kanë kërkuar azil politik.
311.650 qëndrojnë si ilegalë në hapësirën e Shengenit, kurse 478.245 kanë fituar dokumente të rregullta.
Por këto shifra nuk përfshijnë emigracionin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, vend në të cilin vetëm në vitin 2022 kanë emigruar 46.000 qytetarë.
Dhe së bashku këto bëjnë 1.121.565 shtetas shqiptarë, 36.3 përqind të popullsisë.
Por përsëri këtu nuk janë përfshirë 42.650 qytatarë shqiptarë që sipas statistikave të SHBA janë larguar me Kartën Jeshile për në këtë vend, duke e rritur kështu në 37.8 përqind e popullsisë nga Shqipëria. Në 8 vite.
Por këtu përsëri nuk përfshihen mijëra qytetarë shqiptarë që emigruan nga SHBA nga kufiri i Meksikës. Nuk përfshihen të tjerë që emigruan në Kanada, Norvegji, Australi, vendet e Gjirit Persik.
Pra miq, largimi i shqiptarëve, boshatisja e shqiptarëve nga viti 2014-2022 arrin përafërsisht në 40 përqind të shqiptarëve në Shqipëri.
Kjo shifër përputhet me shifrën që jep Ministria e Arsimit, e cila thotë se nga viti 2013 gjer në vitin 2023, numri i maturantëve u ul gjithsej në 28 mijë maturantë, apo 34 përqind më pak se sa 10 vite më parë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/