Protesta për skandalin e onkologjikut, Rama dy vendime për të neutralizuar furtunën...

Protesta për skandalin e onkologjikut, Rama dy vendime për të neutralizuar furtunën antiqeveri

901
0
Shares

Qindra qytetarë protestuan këtë mbrëmje para ministrisë së Shëndetësisë pas skandalit me mjekët në spitalin Onkologjik në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza, ndërsa kryeministri Edi Rama mori vendime në qeveri për të neutralizuar futunën antiqeveri.

Disa pacientë dhe qytetarë kanë treguar dhe historitë e përjetuara me disa nga mjekët e Onkologjikut të cilët bënin pazar me jetët e pacientëve.

Gazetari Osman Stafa i cili foli në këtë protestë i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë hetim për këtë rast, si dhe të hetojë hollësisht çdo repart në QSUT, që mund të orientojë qytetarët në klinika private.

Ky është një skandal i madh. Thonë mjekët pa pikë turpi hajde se ja japim gjysmë mjekimi atij qytetarit. Është shumë turp. Prokuroria ka nisur hetim dhe është lajm i mirë. Por akuzat janë të lehta. Ti ke vrarë njerëz e si mund të hetohesh ti për shpërdorim detyre. SPAK të hetojë, çdo repart në QSUT, sepse çdo repart ka grupe të tilla, që çojnë qytetarët tek klinikat e tyre për t’i zhvatur. Fatkeqësisht në Shqipëri, nga të sëmurët ngelin ata që shesin shtëpinë, tokën, lopën, hyjnë në kredi, për t’u shëruar se nuk kanë mundësi ekonomike”, tha Stafa.

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa “arrest shtepie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekët dhe specialist të Onkologjikut pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Prokuroria dokumentoi raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i kishin marrë nga spitali.

Ndërkaq prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Ndërsa zenërimi ka përfshirë qytetarët Kryeministro Rama bëri dy lëvizje sot për të mjegulluar skandalin. Me një vendim qeverie krijoi Drejtorinë e Përgjithshme Antikorrupsion pasi kishte krijuar më parë ministrinë Antikorrupsion si dhe bëri një konferencë për të drejtën e Informimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY