Ndahet nga jeta poeti Agim Doçi, u shua sot në mëngjes

Ndahet nga jeta poeti Agim Doçi, u shua sot në mëngjes

568
0
Shares

Nuk ia doli goditjes cerebrale. Sot në mëngjes u nda nga jeta poeti Agim Doçi. Sipas burimeve spitalore dhe miqtë e tij në rrjetet sociale, ai vdiq në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.

Bashkëpunëtorët e tij kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale, mes tyre dhe këngëtarë për të cilët bëri pa fund tekste këngësh shumë orej tyre me cmime në dhjetra festivale.

“O pendë artë e vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi. Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar . Lamtumirë Agim Doçi” shkruan këngëtarja e njohur Myfarete Laze në një postim në “Facebook”,  duke shprehur ngushëllime  familjarëve të tij “Pushofsh në paqe me Zotin tënd”.

Agim Doçi është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ai ka lindur më 9 Maj 1948 u diplomua për inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

Ēshtë autor i rreth 3000 teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.

Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Për kontributin e tij, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY