Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Askush nga ne nuk ka të drejtë të shohë asnjë prejt tyre në sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm“

24/06/2024
“Askush nga ne nuk ka të drejtë të shohë asnjë prejt tyre në sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm“
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e kryesisë së PD se e konsideron këtë mbledhje shumë të rëndësishme, në një moment të veçantë të PD, në një moment kur një kalvar i vërtetë, i imponuar në mënyrë antikushtetuese, antiligjore nga Edi Rama dhe regjimi i tij merr fund.

“Kryesia mblidhet sot me moton më kryesore të bashkimit të të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre.
Dmth rreth idealeve, rreth kontributeve dhe mendoj se mesazhi më kryesor që përcjell kjo mbledhje sot është, mirëpritja e të gjithë aty të cilët ndër vite dhanë kontributet të pamohueshme në këtë parti dhe që për një arsye apo një tjetër, për një arsyetim, apo një tjetër, kanë hezituar të bashkohen me shumicën duke përdorur, ose duke patur si shkak çështjen e logos, flamurit të cilat si një padrejtësi e madhe, morën fund këto ditë.
E bëj përsëri thirrjen për të gjithë demokratët që besojnë në idealet që kanë mbrojtur në kontributin që kanë dhënë, të bashkohemi dhe të vazhdojmë betejën tonë.
Theksoj këtu ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë.
Në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Duke theksuar këtë unë ju drejtohem ju, anëtarëve dhe anëtareve të kryesisë së PD, është në detyrën tuaj më të parë sikundër të të gjithë strukturave të partisë sonë, të bëjmë gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre, të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë, dhe duan të bashkohen me ne”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se asnjëri nga ne, nuk ka të drejtë të shohë asnjë prejt tyre në sy vëngër apo me hatërmbetje apo me skepticizëm.

“Nëse kemi parasysh faktin se ky është bashkim në betejë, secili para se ti lejojë vetes skepticizmin apo shpërfilljen, duhet të mos harrojë se i bën një shërbim armikut tonë të përbashkët, armikut të egër të shqiptarëve, Edi Ramës.
PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet sot më shumë se kurrë me të gjithë spektrin opozitar.
Sot në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare”, theksoi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.