VLORË/ Edhe babai, edhe vëllai, edhe i fejuari, bënë për spital vajzën...

VLORË/ Edhe babai, edhe vëllai, edhe i fejuari, bënë për spital vajzën 29 vjeçe

1085
0
Shares

Babai dhw vëllai i saj, Astrit Barjami dhe Erlind Barjami, si dhe i fejuari rrahln sot vajzën 29 vjeçe duke detyruar policinë të ndërhynte ndërsa vajza u dërgua në spital. Ngjarja ndodhi në Vlorë ndërsa janë prangosur koktejli i cuditshëm i rrahësve.

Bija nuk kidhte pranuar fejesën me dtyrim.

“Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.

Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY