LISTA/ Ormënaj, në qeli më Belgjikë, i ‘burgosen’ dhe pronat në Orikum

LISTA/ Ormënaj, në qeli më Belgjikë, i ‘burgosen’ dhe pronat në Orikum

334
0
Shares

SPQK ka regjistruar procedimin pasuror ndërsa ka sekuestruar një numër pronash të Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij.

Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Belgjikës për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

“Pas kryerjes së hetimeve pasurore rezultoi se, shtetasi Veip Ormënaj zotëronte pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me burime të ligjshme të ardhurash dhe të cilat dyshohen se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Në vijim Prokuroria e Posaçme, paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij”, thuhet në një njoftim të SPAK.

Lista e pronave:

  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2;
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2;
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2;
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2;
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48 m2;
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2;
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30m2;
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2; 
  • Depozitë bankare në shumën prej 190.013.78 Euro;
  • Depozitë bankare në shumën prej 68. 987.00 Euro.

Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara ndodhen në Orikum, Vlorë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY