Rrahja me 2 vëllezër në Velipojë, ish deputeti Tom Doshi procedohet penalisht

Rrahja me 2 vëllezër në Velipojë, ish deputeti Tom Doshi procedohet penalisht

1722
0
Shares

Ish-deputeti Tom Doshi është proceduar penalisht nga policia pasi një ditë më parë është rrahur me dy persona në Velipojë.

Sherri ka ndodhur për motive pronësie.

Dy vëllezërit L. Molla dhe Prek Molla u goditën ndërsa ky i fundit ka marrë dëmtine të lehta. Ata bënë padi në polici.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.Molla e P.Molla proceduan penalisht  shtetasin Tom Doshi, 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi Tom Doshi është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me  vëllezërit Molla, përkatësisht 65 vjeç dhe  58 vjeç. Si pasojë e konfliktit  shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY