“Rama ka dhënë tendera miliona euro njerëzve të tij të afert”. Berisha,...

“Rama ka dhënë tendera miliona euro njerëzve të tij të afert”. Berisha, interpelancë urgjente me kryeministrin

150
0
Shares

Kryetari i PD Sali Berisha kërkoi sot në emrin e tij interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama. Ai rendit argumente të pakundërshtueshëm të cilat provojnë se Rama ka dhënë tendera miliona euro njerëzve të tij të afert.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka dërguar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama.

Në pikën e parë të argumentimit për interpelancë Berisha thekson faktin e përfshirjes së vajzës së bashkëshortes së Ramës, Rea Xhillari ka perfituar 33 pagesa per kontrata publike ne vleren 1.9 miliard lekë.

Në argumentimin e dytë Kryetari i PD Berisha risjell denoncimin ku ne menyre te persëritur faktin se shtetasi Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, ka perfituar 51 tendera publike me vlere totale 21.7 milione euro, nga tè cilat 31 transaksione me vlere 3.8 miliarde leke ose 3.1 milione euro jane perfituar nepèrmjet kontratave sekrete.

Në argumentimin e tretë Berisha rithekson kontratat sekrete, të zhvilluara kryesisht nga Agencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes ku janë realizuar 17 tendera me vlerë mbi 35 milione euro ku rezulton të jenë pemërfituar nga tre klientë preferencialë të qeverisë Rama i lidhur me baxhankun Arman Frangu, subjekti
“Intech+”, i lidhur me Ilir Beqajn, dhe subjekti Atelier 4, ne pronësi te Alban dhe Olsi Efthimi.

Kërkesa e plotë për interpelancë:

Së pari, Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të saj Sali Berisha, ka denoncuar në mënyrë të përsëritur faktin se shtetasja Rea Xhillari, e bija e zonjës Linda Rama, bashkëshortes së kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashkëpunëtore e tyre, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare prej tyre.

Konkretisht, shtetasja Xhillari ka përfituar nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E, e cila rezulton të jetë një studio projektimi dhe konsulence me qendër në Bruksel dhe Tiranë, ku nga verifikimi në faqen zyrtare të këtij subjekti rezulton se Rea Xhillari ka qenë pjesë e stafit dhe bashkëpunëtore për shume vite.

Nga ana tjetër, shtetasja Xhillari ka përfituar nga tenderat publike edhe nëpërmjet subjektit tregtar ‘I RI’ sh.p.k., i cili është bashkëthemeluar nga shtetasi Gent Agolli dhe subjekti 51N4E. Ky i fundit ka qenë bashkëpronar me 50% i shoqërisë ‘I RI’ sh.p.k., deri ne Prill 2023, ku është larguar pas një sërë denoncimesh të bëra nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj zoti Sali Berisha.

Me interes është fakti se po nga faqja zyrtare e subjektit SIN4E rezulton se shtetasi Gent Agolli bën pjesë në listën e bashkëpunëtorëve. Pra, cila ishte arsyeja që subjekti 51N4E do të krijonte në Shqipëri një shoqëri me një bashkëpunëtorin e saj, ndërkohë që kishte një degë të shoqërisë së huaj, dhe aq më tepër të krijonte një shoqëri me objekt të njëjtë aktiviteti ekonomik, praktikisht një shoqëri konkurrente?!

Mungesa e logjikës tregtare në kryerjen e këtij veprimi mund të shpjegohet veçse një përpjekje e pasuksesshme e shtetases Rea Xhillari për të fshehur përfitimet e drejtpërdrejta që i vinin nga pjesëmarrja ne kontrata publike të subjektit 51N4E. Dhe me konkretisht, rezulton se subjekti tregtar ka përfituar në periudhën 2014-2023 kontrata publike në vlerën totale i miliardë lekë, ndërsa subjekti tregtar ‘I RI’ në përiudhën 2017 – 2023 ka përfituar 33 pagesa për kontrata publike në vlerën 1.9 miliard leke. Pra, në total të dy këto subjekte tregtare të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me shtetasen Rea Xhillari kanë përfituar kontrata publike në vlerën 2.9 miliardë lekëve.

Shtuar këtyre kontratave publike, subjektet e lidhura me shtetasen Xhillari rezultojnë edhe fituese të konkurseve për ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës, për të cilat thjeshtri i saj Edi Rama ka firmosur lejet e zhvillimit/ndërtimit.

Në shtesë sa më sipër, për të kuptuar fiktivitetin e shogërisë ‘I RI’ sh.p.k., dhe se si ajo është krijuar vetëm si një përpjekje për të kamufluar përfshirjen dhe përfitimet e shtetases Rea Xhillari, në ndihme na vjen edhe kontrata për shitblerjen e kuotave e datës 28 prill 2023, nëpërmjet të cilës subjekti 51N4E i ka shitur shtetasit Gent Agolli 50% te kuotave te saj, për vlerën e vetëm 2.95 milionë lekëve. Si shpjegohet që gjysma e pronësisë së një kompanie, e cila ka përfituar tendera publike në vlerën 1.9 miliarde leke, në 6 vitet e para të aktivitetit të saj, shitet për një vlere qesharake 2.95 milionë lekë qe përfaqëson vetëm 1.5% te ardhurave që kjo shoqëri ka gjeneruar nga kontratat publike?!
Serish mungesa e logjikës tregtare shpjegohet dhe lidhet vetëm me emrin e Rea Xhillarit, thjeshtrës së kryeministrit Edi Rama.

Së dyti, Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të saj Sali Berisha, ka denoncuar në mënyrë të përsëritur faktin se shtetasi Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, nëpërmjet subjektit tregtar ‘Advance Business Solutions’ ka përfituar 51 tendera publikë me vlere totale 21.7 milionë euro, nga të cilat 31 transaksione me vlerë 3.8 miliardë lekë ose 3.1 milionë euro janë përfituar nëpërmjet kontratave sekrete. Lidhja e shtetasit Frangu me këtë subjekt tregtar dhe pronarin e saj shtetasi Gerond Meçe, është lehtësisht e provueshme nëpërmjet verifikimit të ekstraktit tregtar të subjektit B360, ku provohet se shtetasi Frangu dhe shtetasi Mece jo vetëm e njohin njeri-tjetrin, por janë edhe bashkëpunëtorë të ngushte në biznes.

Sipas të dhënave që gjenden në faqen izraelite ‘The Manufactures Association of Israel’, rezulton se shtetasi Frangu është bashkëmenaxher i shoqerisë ‘Advanced Business Solutions’. Edhe në këtë rast, ashtu si në rastin e shtetases Rea Xhillari, duket se shoqëria ‘ABS’ sh.p.k., nuk është tjetër veçse maska që përdor shtetasi Armand Frangu për të fshehur përfitimet që i vijnë nga kontratat publike falë marrëdhënies së privilegjuar familjare me kryeministrin Edi Rama.

Se treti, Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të saj Sali Berisha, ka denoncuar në mënyrë të përsëritur kontratat sekrete, të zhvilluara kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes.
Konkretisht, vetëm në periudhën 2014-2019, rezulton të jenë kryer 277 pagesa për kontrata të klasifikuara, me vlerë 16.6 miliardë lekë ose 13.6 milionë lekë. Nga këto, vetëm AKSHI rezulton të ketë 175 pagesa thesari për kontrata të klasifikuara, me vlerë 12.7 miliardë lekë ose 10.4 milionë lekë. 58 transaksione, me vlerë 4.7 miliardë lekë ose 3.8 milion euro, pra 30% e vlerës, rezulton të jenë përfituar nga tre klientë preferenciale të qeverise Rama, perkatësisht subjekti ‘ABS’ sh.p.k., i lidhur me baxhankun Arman Frangu, subjekti ‘Intech+’, i lidhur me Ilir Beqajn, dhe subjekti Atelier 4, në pronësi të Alban dhe Olsi Efthimi.

Tenderat sekretë u shndërruan në një praktikë pune edhe nga Ministria e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë, ku nën justifikimin e nevojave urgjente për pajisje dhe mjete mjekësore, ministrja e kohës nënshkroi kontrata me kompani kliente të qeverisë Rama, në mungesë të plotë transparence sa i përket vlerës, objektit të detajuar, kushteve, cilësisë së mallrave, kritereve të blerjes dhe dorëzimit, kushtet dhe afatet e pagesës. Me këtë procedure janë realizuar 17 tendera, vlera e të cilëve përllogaritet të jetë mbi 35 milionë euro, por për shkak të mungesës së transparencës vlera totale e këtyre kontratave mund të jete edhe shumë më e lartë. Një tjetër tender i zhvilluar gjatë kohës së pandemisë nën dyshimin e fortë për korrupsion dhe paligjshmëri është ai i zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për blerjen e rezervave ushqimore me vlerë 1.5 milion euro, përfituesi i të cilit subjekti Eurovia do të rezultonte se nuk kishte asnjë lloj eksperience në industrinë ushqimore dhe vetëm 6 ditë para publikimit të tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë. Me herët ky subjekt ishte angazhuar në aktivitete ekonomike të lidhura me IT.
Rasti me flagrant i tenderave sekret dhe abuzimit me to, mbetet vendimi nr. 321, datë 18 prill 2020 i Këshillit të Ministrave që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, i cili klasifikoi si kontratë sekrete tenderin për furnizimin me letër higjienike për pacientet me COVID-19 dhe personelin mjekësor ne QSUT. Se çfarë mund të kishte sekrete në këtë procedure përveç se babëzise se Edi Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptare edhe ne kohë pandemie. Pas kallëzimeve penale të dorëzuara nga PD në Prill 2020 ndaj Ministres së Shëndetësisë dhe Ministres së Mbrojtjes, SPAK njoftoi se kishte filluar hetimet dhe kishte kërkuar sekuestrimin e dokumentacionit, por se cili ka qenë fati i atyre hetimeve vazhdon të mbetet enigmë.

Në kushtet kur ekzistojnë fakte dhe prova të pakontestueshme për përfitimin e miliona eurove, para publike, nëpërmjet subjekteve tregtare të lidhura drejtpërdrejt me shtetasit Rea Xhillari dhe Armand Frangu, përkatësisht thjeshtra dhe baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, si dhe të dhënat shqetësuese lidhur me tenderat sekrete, përfitues të të cilëve rezultojnë subjekte dhe individë të lidhur me qeverinë Rama, me qëllim dhënien e informacione dhe shpjegimeve lidhur me sa më lart, në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores se Kuvendit, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Në mbështetje te nenit 96, pika 5, të Rregullores se Kuvendit, interpelanca do të paraqitet nga deputeti Sali Berisha.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY