Një pllajë me kanabis në Rrjoll të Velipojës, nuk e panë as...

Një pllajë me kanabis në Rrjoll të Velipojës, nuk e panë as dronët Bajraktar, as Sateliti 2

307
0
Shares

Foto ilustruese

Nga kontrollet intensive të territorit asgjësohen në Velipojë 24 759 bimë cannabisi.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas (vëllezër), Marjan Ndrejaj, Pierin Ndrejaj dhe Luviq Ndrejaj, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit 1 rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, në Velipojë.

Policia gjeti në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore:

-u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale.

Një parcelë kaq e madhe dhe e rritur vë në dyshim kontrollin e territorit nga dronët Bajraktar dhe Satelit Albania 2. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY