Nënkryetari i PD-së, tha sot në një konferencë shtypi se gjetjet e komisionit hetimor të TIMS janë tronditëse.
Ai tha se komsioni ka gjetur se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në të dhënat e TIMS, të dhënat janë marrë dhe u janë dhënë grupeve kriminale , disa të dhëna janë fshirë për të favorizuar në fshehjen dhe arratisjen e personave në kërkim pjesëtarë apo drejtues të bandave të rrezikshme në vend.
Bardhi e bëri këtë deklaratë në një konferencë shtypi në selinë e PD-së, teksa bëri përgjegjës Edi Ramën për skandalin e TIMS dhe gjithë skandalet e tjera të qeverisë.
Gazmend Bardhi tha se inisiativa për komision parlamentar antikorrupsion është një inisiativë e njëanshme dhe refuzojmë të bëhemi pjesë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/