PËRGJIMET/ Si u zbulua rrjeti i Rinasit. Telefoni i Sulejmanit i mbushur...

PËRGJIMET/ Si u zbulua rrjeti i Rinasit. Telefoni i Sulejmanit i mbushur me të dhëna

404
0
Shares

Një natë më patë u arrestuan një numër policësh në Rinas të cilët kishin përfituar para në këmbim të kalimeve të paligjshme në Rinas. Por si u zbulua kjo histori:

Enea Sylejmanaj, biznesmen në transport u arrestua në mars të 2024, për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Sulejmanaj u arrestua bashkë me Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni me një kilogram lënde narktoike e dyshuar e llojit kokainë dhe disa telefona një prej të cilëve në përdorim nga shtetasi Eneo Sulejmanaj.

Aty u gjetën biseda e zhvilluar në aplikacionin ëhatsup dhe signal me përdoruesin e numrit telefonik +355682929624, i regjistruar me rekordin “Brik Rin”.

Nga konteksi i bisedës së zhvilluar mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se përdorues i numrit të telefonit +355682929624 është shtetasi Briken Tereziu, me detyrë Nd specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Nga biseda e zhvilluar mes tyre dhe kqyrja e ëebsite të Qëndrës Kombëtare të Biznesit rezulton se shtetasi Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” sh.p.k me nipt M0132042L, me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi Enea Sulejmani mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu, të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nesë plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepen udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Në telefonin celular në përdorim nga shtetasi Eneo Sulejmanaj, në aplikacionin ëhats up dhe signal gjenden  komunikime me persona të tretë të cilëve iu shpjegohet mekanizmi për të kaluar në kabinat e kontrollorëve të Aerportin Rinas.

Një nga dhjetra kominikimet:
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.10.2023, nga ora 10:18 AM – 06:18PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Kemi at grun me femijet per Catania dhe I cun per malta

Briken: Ok mi nis.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve Ada Selimi, Aleks Selimi, Xhulian Selimi, Mateos Selimi, Ankel Selimi dhe Shkelqim Selimi. Ky eshte burri. Ky I fundit. * idërgon pasaportën e shtetasit Dorian Doçi. Ky eshte per malta

Briken: I tak une apo ti

Eneo: I tak une, bashk takohemi ndark

Briken: Ok vlla. Te nr 8

Eneo: Te them kur tjem aty se do jem dhe un po qekan blloku rruget

Briken: Ok

Në orën 11:21 dhe ne orën 11:24 zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal

Eneo: I pe vlla

Briken: Ca bone vlla. Jam ktu ke sptali amerak 2. Po pate per tme taku sonte qe most e vish deri ne vore

Eneo: Si je vlla jam ne kombinat se po mbyll nja 2 pune tbej tel vlla pa merak. Po ashtu do tdergoj nai cun der atje

Briken: Ok shife vete mos e vrit menjen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY