Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria e Tiranës, arrest për 4 punonjës të Fondit Besa dhe 1 notere

03/06/2024
Prokuroria e Tiranës, arrest për 4 punonjës të Fondit Besa dhe 1 notere
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto Ledio Vrapi

Prokuroria e Tiranës kërkon ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për 4 punonjësit e Fondit ’Besa’ dhe Noteren, pasi përmes mashtrimesh tërhoqën kredi në emër të të tjerëve.

Në bashkëpunim me njëri–tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

Ledio Vrapi ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, shtetasi Vrapi nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe  përvetësimin e tyre.

Në kryerjen e këtyre veprimeve, Ledio Vrapi ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar.

Sa më sipër, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasi Ledio Vrapi, në bashkëpunim me shtetaset L.N., E.A. dhe L.P., kanë krver veprën penale të “Mashtrimit“, me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Po kështu, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasja M. D., në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga personi që e ka për detyrë, në 11 raste, të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon arrest me burg për Ledio Vrapin dhe arrest shtëpiak për 4 të tjerët. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026
Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

02/03/2026
Rama tek Presidenti Begaj, çon listën e ministrave për firmë

Rama tek Presidenti Begaj, çon listën e ministrave për firmë

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026
Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

02/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.