Arrestohet i biri i Nehat Kullës, gruaja e të atit bën akuzën

Arrestohet i biri i Nehat Kullës, gruaja e të atit bën akuzën

734
0
Shares

i biri i Nehat Kullës, ‘gjeneralit’ të 97 në Tiranë, është arrestuar nga policia pas një padie ndaj tij.

43-vjeçari, Robert Kulla akuzohet për  “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Kulla ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babit të tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës të një banese të përbashkët.

Nehat Kulla i njohur si një nga krerët e bandave kriminale në vitin 1997, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në Qershor të 2020-ës.

Nehat Kulla që ndryshe thirrej edhe “Gjenerali”, vdiq si pasojë e disa sëmundjeve që kishte duke përfshirë edhe problemet me frymëmarrjen. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY