Shefi i kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi dha sot detaje në lidhje me gjendjen aktuale të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua një ditë më parë nga 3 persona.
Doktori thotë se janë në pritje sesi do reagojë trupi i tij.
“Avokati u shfaq me një traume koke. Në momentet e para ishte koshient, me kalimin e kohës çdo gjë filloj të rëndohej. Ishte shumë i axhituar dhe më pas filloi të humbiste dhe koshiencën. Në këto kushte të rënduara u detyruam që pacienti të intubohej.
Nga momenti i djeshëm deri sot gjendja pothuajse është stabël, megjithëse vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Është dëmtimi i madh në kokë.
Dje është bërë një ndërhyrje nga neurokirurgët, dhe sot është evidentuar një ulje të endemës, dhe në këto kushte nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Nga parametrat është normale, por pritet si do reagojë në orët më vonë”, u shpreh doktori kirurg per mediat. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/