Kosova, një hap tjetër të madh drejt anëtarësimit në NATO, vendimi i...

Kosova, një hap tjetër të madh drejt anëtarësimit në NATO, vendimi i Asamblesë Parlamentare

143
0
Shares

Kosova ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të hënën. Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Kosovën e kanë përfaqësuar deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti. Serbia kishte bërë përpjekje maksimale që Kosova të dështoj në këtë avancim.

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e lumtur me vendimin që morri Asambleja Parlamentare e NATO-s duke thënë se fati i Kosovës është NATO.

“Do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, tha Osmani.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar se nga tani Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s.

Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, gjë që sigurisht se do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit.

Vendimin e kanë mirëpritur edhe partitë politike opozitare duke thënë se Kosova e ka vendin në NATO. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar. tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY