Rusi prej disa ditësh nuk i përgjigjej telefonit, jetonte në Golem në...

Rusi prej disa ditësh nuk i përgjigjej telefonit, jetonte në Golem në një apartament

954
0
Shares

Një i huaj me shtetësi ruse nuk iu përgjigj prej disa ditëve telefonatave ndërsa qëndronte në një apartament në Golem të Kavajës.

Policia e hapi derën me forcë këtë mbrëmje dhe e gjeti 66 vjeçarin.

“Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U”, njoftoi policia e Kavajës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY