Protesta para bashkisë së Tiranës, Veliaj u fik dritat, protestuesit i ndezin...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Veliaj u fik dritat, protestuesit i ndezin fitilin

195
0
Shares

Një numër i madh qytetarësh protestuan sot para bashkiusë së Tiranës për të shtatën herë brenda një periudhe pak më shumë se një muaj duke kërkuar largimin e kreut të bashkisë Erion Veliaj pas skandalit të inceneratorëve dhe vjedhjes së parave publike përmes kompnaisë 5D.

Protesta e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës nisi me tensione kur në drejtim të godinës janë hedhur tymuese dhe flakadanë ndërkohë që në tribunë po flisnin disa prej përfaqësuesve të protestuesve.

Pak pas nisjes së protestës Veliaj ka vendosur të ndërpresë energjinë përpara Bashkisë së Tiranës për të sabotuar tubimin. Kjo ka bërë që të mos punojnë mikrofonët, duke u ndërprerë fjalimet. Kjo shtuar edhe më shumë reagimin e  qytetarëve të cilët kanë hedhur flakadanë drejt godinës.

Në fjalën e tij anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se vjedhja që është parë në këto 9 vite në Bashkinë e Tiranës është e paprecedentë dhe për vendet e Afrikës dhe për vendet e treta.

“Erion Veliaj do mbahet mend si simbol i vjedhjes i hajdutërisë, jo vetëm të parave të qytetarëve të Tiranës, por edhe të votave të qytetarëve të Tiranës.

Para meje folën shumë  qytetarë, të cilët theksin e vunë te intelektualët, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, të cilët po largohen masivisht për shkak të bëmave  të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Unë në emrin tuaj, do doja të mbanim sot një minutë heshtje për një ikonë të këtij qyteti, nipi i Qazim Mulletit, të cilin diktatura e sulmoi aq fort, intelektual  anti-komunist i përndjekur politik, një njeri me vlera, i cili ka qenë dhe mbetet krenaria e këtij qyteti.

Janë këta qytetarë fisnikë, ikona të këtij qyteti, që pas viteve 90, punuan me mish e me shpirt, për një Tiranë, për një Shqipëri që do ishte si Europa dhe që do bënte të mundur ëndrrën që nisën studentët e dhjetorit… për ta çuar bashkë Shqipërinë në Europë, dhe që sot për fatin tonë të keq Erion Veliaj po na e çon më larg se Afrika.

Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në Bashkinë e Tiranës është e paprecedentë dhe për vendet e Afrikës dhe për vendet e treta”, theksoi Këllici.

Kreu i këshilltarëve të opozitës në bashkinë e Tiranës, Dorjan Teliti lajmëroi sot vijimin e protestave.

“Protesta nuk do të ndalojë kurrë. Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat. Nuk ndalon protesta se ju mundoheni të shtypni me këmbë të drejtat e protestuesve. Nuk ndalon protesta se ju përfaqësoni sot diktaturën e vitit 2024. Ne do protestojmë dhe do ia dalim me protestën tonë. Një ditë do ia dalim me mjetet demokratike të mosbindjes civile. Të gjithë të qëndrojmë të fortë, të qëndrojmë të bashkuar. Forcën e protestës demokratike nuk ka as polici, as ushtri që ta ndalojë.

Përkundrazi do jetë policia dhe ushtria që do bëhet me protestuesit dhe qytetarët se ne jemi me të drejtën dhe të vërtetën,” tha Teliti.

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferi, foli para protestuesve ndërsa theksoi martesën mes dy vajzave të ndodhur dy ditë më parë në tarracën e bashkisë duke vënë në dukej se Erion Veliaj, tashmë prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen shqiptare.

“Tirana sot ndahet në 3 kategori qytetarësh. Janë qytetarët e lirë, që jeni pikërisht ju këtu sot, janë ata që flenë gjumë dhe është kategoria e tretë e qytetarëve, që janë drejtorët e bashkisë që janë nëpër burgje.

Ndërsa shpresojmë që këtë kategori të tretë, ta rrisim, sepse kolegët e Erion Veliajt, mësynë në Bashkinë e Tiranës dhe ujësjellësit.

Të gjithë u revoltuam këtë fundjavë sepse u martua një çift vajzash dhe u pa sikur po vjen fundi i familjes shqiptare, por unë mendoj se Erion Veliaj ka 8 vjet që e shkatërron familjen shqiptare. E shkatërron sepse e ka lënë pa çerdhe dhe pa shkolla, e shkatërron sepse e ka lënë pa asnjë hapësirë të gjelbërt publike ku familja mund të shkojë, e shkatërron sepse ka larguar gjithë të rinjtë … sepse nuk blejnë dot më një apartament në këtë qytet dhe ky është shkatërrimi i familjes shqiptare. Kjo është nisja dhe përfundimi i shkatërrimit të familjes. Boshatisja e këtij qyteti nga ata që duhet të ishin këtu për ta lulëzuar këtë qytet!”, tha Xhaferri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY