Konfirmohet i vdekur Presidenti i Iranit dhe 8 persona të tjerë në...

Konfirmohet i vdekur Presidenti i Iranit dhe 8 persona të tjerë në helikopter

416
0
Shares

Nuk ka të mbijeruar nga rrëzimi i helikopterit në Iran. Qeveria e Iranit ka konfirmuar vdekjen e Presidentit Ebrahim Raisi së bashku me ministrin e Jashtëm në aksidentin ajror pas rrëzimit të helikopterit të dielën.

Helikopteri qeveritar u rrëzua në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Mediat iraniane konfirmuan se ekipet e shpëtimit gjetën mbetjet e helikopterit në orët e para të mëngjesit të së hënës.Presidenti Raisi, ministri i Jashtëm dhe personat e tjerë që ishin në bordin e helikoperit humbën jetën gjatë përplasjes, konfirmohet zyrtarisht.

Ebrahim Raisi 63 vjeç u bë President i Iranit në vitin 2021. Ai urdhëroi ashpërsim të ligjeve të moralit në Iranit si dhe goditi protestat anti-qeveritare.

Ndërkohë, shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende, por zyrtarisht nga Irani është thënë vetëm që mjeti ajror u përplas me majën e një mali”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY