Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS rrënon komisionin hetimor në Shëndetësi, shpik një procedurë antiligjore

11/05/2024
SKANDALI/ Socialistët bëjnë mbledhje veças për hetimet në shëndetësi, mblidhen pas mbylljes së mbledhjes së komisionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, tha sot kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi.

“Në një akt të paprecedentë, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar, duke shpikur votimin me firma.

Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.

Por përveçse qesharakë, me këtë plan këta i kanë vënë minat procedurave parlamentare.

• Nuk ka një plan paraprak hetimor të miratuar nga Komisioni Hetimor
• Nuk ka asnjë shkresë mbledhje ku është paraqitur nga ekspertët e të dy palëve plani hetimor përfundimtar për miratim, siç përcakton edhe ligji që bënë vetë.
• Nuk ka asnjë plan aktivitetesh apo vizitash të diskutuar apo miratuar nga komisioni
• Nuk ka asnjë shkresë kërkesë për informacion të miratuar nga komisioni hetimor”, tha Vokshi.

Deputetja e PD që drejton komisionin hetimor tha se cdo akt i njënashëm, që do të ndërmerret nga anëtarët socialistë për të bërë propagandën e shëntuar të qeverisë, do të ketë pasoja. Gjithçka që po ndodh këto 2 muaj me bllokimin e komisionit për koncesionet në shëndetësi ka vetëm një qëllim: që Edi Rama të mos japë dëshminë e tij para komisionit hetimor. Edhe tek komisioni i TIMS-it, kushtëzuan gjithçka me heqjen e Edi Ramës nga lista e dëshmitarëve.

“Ne e dimë se Edi Rama ka frikë nga hetimi parlamentar, prandaj e bllokon!
U bëj thirrje deputetëve të PS të ngrihen mbi interesin personal të kryeministrit të tyre dhe të mbrojnë interesin publik. Të vendosim një normalitet në komision. Të respektohet ligji! Të lejohet transparenca për 200 milionë euro koncesione.
Për këtë arsye, kam thirrur të hënën mbledhjen e kryesisë së komisionit, në orën 12.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecim përpara. Dhe po të hënën, kam thirrur mbledhjen e komisionit në orën 13.00 me 2 kerkesa në rendin e ditës :

  1. Të miratojmë kërkesat për informavcion
  2. T’u japim kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor

Si pjesë e opozitës, jemi të vendosur për të bërë transparencë për një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Pengesat artificiale në komisionin hetimor nuk kanë për të na penguar. Kush ka marrë pjesë në krimin e vjedhjes së shëndetit të shqiptarëve, nuk duhet të flerë i qetë! Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet shqiptarëve”, tha Vokshi. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
Stabilizohet çmimi i naftës, deri në 2020 jo më shumë se 60 dollarë

Importuesit kundër çmimeve të Bordit: Paralajmërojnë kufizim të furnizimit me naftë

27/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

“Rritja ekonomike është fiskale dhe jo nga prodhimi”

27/03/2026
Grupet shqiptare të drogës kërcënim për vendin edhe përmes pastrimit të parave. Çfarë deklaroi Vanhorn

Ambasada e SHBA në Tiranë: Duam eleminim të plotë të karteleve të krimit të organizuar

27/03/2026
“Po fshihen të dhëna sensitive”,Berisha bën publike denoncimin për drejtoreshën e Tatimeve: Si po kërcënohen punonjësit

Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 3.8% në fund të 2025, qeveria nuk përjashton paketa mbështetëse për ushqimet

27/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.