Berisha: PD e ka objektivin e saj më madhor pikërisht mbështetjen e...

Berisha: PD e ka objektivin e saj më madhor pikërisht mbështetjen e të rinjve shqiptarë

121
0
Shares

PD e ka objektivin e saj më madhor pikërisht mbështetjen e të rinjve shqiptarë, tha sot kreu i opozitës Sali Berisha gjatë protestës përpara shtëpisë së tij në Tiranë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ PD, objektivin e saj më madhor, treguesin e saj më cilësor ka pikërisht mbështetjen e të rinjve shqiptarë.

Mbështetjen për një shkollim më të mirë dhe ky nuk është një premtim i pabazuar.
Jo, jo. Në vitet 2005-2013, shkolla u nxor nga rrokullisja në të cilën ndodhej dhe në testin e PISA-s pati ngjitjen më vertikale, ndër ngjitjet më të fuqishme që mund të bëheshin.
Në vitin 2005, Shqipëria kishte vetëm 12 studentë për 1 mijë banorë.
Në vitin 2012, Shqipëria arriti në 52 studentë për 1 mijë banorë.
Shqipëria u ngjit në mënyrë vertikale në cilësinë e mësimdhënies në 9 vitet bazë.
Numri i pedagogëve, asistentëve nga 6, u bë 12 mijë.
U investuan dhjetëra e qindra milionë euro për arsimin në tërësi dhe arsimin e lartë në veçanti.
Por mbi të gjitha, arsimi nuk ishte më një mollë e ndaluar për të varfrit e Shqipërisë. Jo dhe jo!
Ekonomia, konkurrenca e lirë, mbështetja e biznesit uli në mënyrë të ndjeshme papunësinë.
Kishte papunësi, nuk e mohoj, po ajo papunësi ishte tek të rinjtë dy herë më e ulët se në vendet e tjera të rajonit.
Kurse gjithçka u përmbys me ardhjen e sektit të Rilindjes në pushtet.
U bë çdo gjë që të përgjysmohet pranimet në universitetet tona dhe të mbushen gomonet dhe të emigrojnë, siç i quajti Edi Rama mish i freskët, me gjuhën më satanike, më cinike që mund të përdorej ndaj tyre. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY