Rama ‘komunikon’ me SPAK: Ka një gjë që duhet ta keni parasysh

Rama ‘komunikon’ me SPAK: Ka një gjë që duhet ta keni parasysh

562
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nisjes se hetimit nga SPAK për fakte të pazbardhura për dosjen e Xibrakës. Ai kërkon nga SPAK të mbajnë hapur mundësinë e procedimit të Bardhit për dëshmi rë rreme.

POSTIMI I RAMËS NË X/ Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!

Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY