Makina e policisë përfundon në Lanë, bashkë me policin edhe një person...

Makina e policisë përfundon në Lanë, bashkë me policin edhe një person tjetër

484
0
Shares

Një makinë policie përfundoi në Lanë pasi polici që e drejtonte humbi drejtimin.

“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana”, njoftoi policia e Tiranës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY